Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Ne punojmë me mbi 1000 organizata bullgare jashtë vendit, ndërsa në Bullgari ka shumë njerëz që nuk e dinë se ne ekzistojmë - thotë Rajna Manxhukova, drejtuese e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit.

Rajna Manxhukova
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov, mblodhi një ekip dhe struktura e re shtetërore filloi të funksiononte në mënyrë efektive në verën e vitit 1993. Sot ajo njihet si Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe është nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa 30 vjetori i krijimit të agjencisë u bë edhe shkaku për realizimin e filmit dokumentar "Zemra e Bullgarisë tjetër", premiera zyrtare e të cilit është më 12 shtator në Klubin Ushtarak Qendror në Sofje.

"Ne e realizuam këtë film për t'u treguar njerëzve në Bullgari se jemi këtu - thotë drejtuesja e Agjencisë Rajna Manxhukova dhe vazhdon: - A e dini se jashtë vendit punojmë me mbi 1000 organizata dhe shoqata bullgare - ata ndajnë aktivitetet e tyre me ne, ne u ndihmojmë me aq sa mundemi, ne i promovojmë aty ku është e nevojshme, por në Bullgari, njerëzit, por edhe disa nga institucionet ende i bëjnë pyetje vetes "çfarë bën kjo agjenci?"."

Për të mbushur boshllëqet në njohuri, gazetarja Milena Millotinova krijon një film dokumentar informativ dhe prekës. "Ata që e njohin Agjencinë nuk do të shohin asgjë të panjohur, do të dëgjojnë mirënjohjen e njerëzve për të cilët ne punojmë. Ata që nuk na njohin do t'u bëjë shumë përshtypje kjo që bëjmë" - kështu e ka përshkruar shkurt Manxhukova përmbajtjen e dokumentarit.

Rruga profesionale e Rajna Manxhukovës në Agjencinë për Bullgarët Jashtë Shtetit nis që nga krijimi i agjencisë - ajo ishte pjesë e ekipit të parë, të formuar më shumë se tre dekada më parë dhe më vonë u bë dy herë drejtuese. Ajo kujton fillimin, kur kishte vetëm një fletë në të cilën ishin shkruar me makinë shkrimi adresat e tetë organizatave bullgare në Ukrainë. "Disa kolegë që ishin përgjegjës për vendet e tjera nuk kishin as kaq. Ne i mblodhëm këto kontakte kokërr më kokërr, por me kalimin e kohës arritëm të mblidhnim jo vetëm kontakte, por të fitonim edhe autoritet. Ne fituam shpresën dhe besimin e bullgarëve jashtë vendit se ekziston një institucioni shtetëror i krijuar për t'u kujdesur për ta. Pas zhvendosjes së këtij fokusi të aktivitetit tonë, një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë thjesht i ndërprenë kontaktet me Agjencinë.

Dhjetë vjet më parë, dëmtimi i reputacionit në lidhje me punën e strukturës shtetërore u shkaktua nga dyshimet për korrupsion në lidhje me lëshimin e çertifikatave të origjinës bullgare. Si rezultat, bullgarët i ndërprenë kontaktet e tyre me Agjencinë: "Njerëzit në Evropën Perëndimore dhe Amerikë, të cilët nuk ishin të prekur në asnjë mënyrë nga çertifikatat e origjinës bullgare, mesa duket kishin vendosur që kjo agjenci ishte vetëm për këtë punë dhe se nuk ishte nevoja të mbanin kontakte me të. Dhe kështu erdhi dita kur në vitin 2022 unë erdha në pozicionin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe takova njerëz që nuk dinin për ekzistencën e saj. Këta ishin të rinj aktivë, drejtues të shoqatave të bullgarëve jashtë vendit, të cilët kontaktonin ministritë dhe institucionet e tjera në Bullgari për të zgjidhur problemet e tyre, por nuk e dinin fare për ekzistencën e Agjencisë".

Prandaj, sfida e zonjës Manxhukova dhe ekipit aktual të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit është kthimi i bullgarëve jashtë vendit drejt Agjencisë:

"Dëshiroj të rikthejmë kuptimin dhe njohurinë se jemi ne ata përmes të cilëve bashkatdhetarët tanë mund t'i parashtrojnë pyetjet e tyre para shtetit, por edhe në drejtim të kundërt - përmes të cilëve Bullgaria mund të zgjidhë disa nga çështjet e saj të politikës së jashtme jashtë vendit", thekson Rajna Manxhukova në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD