Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA do ta ndihmojë Bullgarinë të përmbushë kriteret për një regjim pa viza

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov (djathtas) dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Sh. e Tij Kenneth Merten
Foto: Zyra e shtypit e MPJ-së

Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një takim për përfshirjen e Bullgarisë në programin e udhëtimit pa viza të SHBA-së.

"Përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan të udhëtimit pa viza është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të tregojë natyrën strategjike të marrëdhënieve midis dy vendeve tona", theksoi Kondov. Ai tregoi se deri në fund të vitit do të nisë një fushatë informuese për rritjen e informimit të shoqërisë për Programin dhe sqarimin e kushteve dhe procesit të aplikimit për vizë për SHBA-në. Qëllimi është ulja e shkallës së refuzimit - një kriter i domosdoshëm për heqjen e vizave. Ambasadori Merten konfirmoi gatishmërinë e Ambasadës së SHBA-së në Sofje për të vazhduar ndihmën në përpjekjet e Bullgarisë për përfshirje në program.

Në bisedë Kondov ngriti edhe çështjen e lidhjes së Marrëveshjes për sigurinë shoqërore ndërmjet Bullgarisë dhe SHBA-së, e cila do të ishte në interes të qytetarëve bullgarë që punojnë apo jetojnë në SHBA. U diskutua edhe bashkëpunimi me SHBA-në për të kundërshtuar manipulimin e huaj të informacionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata informuese për aplikimin e euros fillon në mars

Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..

botuar më 25-03-08 2.25.MD

Festa sportive "Ti je fituesi" në mbështetje të "fëmijëve diellorë"

Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..

botuar më 25-03-08 5.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri..

botuar më 25-03-07 7.03.MD