Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28 shtator. Ata punojnë në fushat e ndërtimit modern të gjelbër, inxhinierisë, energjisë, teknologjive dixhitale në prodhim, shtëpi dhe tregti, pajisjeve të rënda, automjeteve hibride dhe mjeteve ajrore pa pilot.
Në hapje zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë David Sukalinski theksoi se industria bullgare ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë e vendit, me kontributin e saj në PBB-në afër 20%. Në vitin 2023, vlera e shtuar e krijuar prej saj është 10.7 miliardë euro dhe numri i ndërmarrjeve që punojnë në këtë sektor është rreth 30 mijë.Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do..