Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28 shtator. Ata punojnë në fushat e ndërtimit modern të gjelbër, inxhinierisë, energjisë, teknologjive dixhitale në prodhim, shtëpi dhe tregti, pajisjeve të rënda, automjeteve hibride dhe mjeteve ajrore pa pilot.
Në hapje zëvendësministri i ekonomisë dhe industrisë David Sukalinski theksoi se industria bullgare ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë e vendit, me kontributin e saj në PBB-në afër 20%. Në vitin 2023, vlera e shtuar e krijuar prej saj është 10.7 miliardë euro dhe numri i ndërmarrjeve që punojnë në këtë sektor është rreth 30 mijë.Rreth 300 milionë leva shtesë është dimensioni financiar i anëtarësimit tonë të plotë në zonën Shengen, bëri të ditur ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev. Kjo parashikohet në një analizë paraprake, sipas së cilës përfitimet direkte për..
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në..