Besimi në NATO (40,1%) dhe BE (59,5%) në Bullgari rritet përkatësisht me 8 dhe 5 për qind, krahasuar me vitin 2023, sipas një studimi të Gallup International Balkan mbi qëndrimet ndaj dy organizatave. Për BNR Përvan Simeonov, drejtor i agjencisë, komentoi se pyetjes “nëse duhet të zgjedhësh Perëndim – Lindje”, përgjigjet ishin 49,9 për qind për Perëndimin, 17,1 për qind për Lindjen dhe 25,5 për qind ishin neutrale.
Brezat e vjetër janë më nostalgjikë dhe kërkojnë alternativa. Të rinjve u pëlqen vendi ku është Bullgaria, në klubet perëndimore", tha Simeonov. Ai tha se në sondazh është kontrolluar edhe qëndrimi ndaj vendeve të ndryshme. "Gjermania është gjithmonë Nr. 1", tha Simeonov. Besimi në Gjermani tek bullgarët është 50%, ndaj Francës 39%, dhe ndaj Britanisë së Madhe 37%. Besimi ndaj Rusisë është 30%, ndaj SHBA-së 27%.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..