Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve të ekspeditës së 33-të bullgare në Antarktidë. Në ceremoninë në Presidencë, flamurin e pranoi kreu i eksploruesve tanë polare, Prof. Hristo Pimpirev. Për të tretin vit radhazi, ekspedita jonë do të lundrojë në kontinentin e akullit me një anije kërkimore bullgare - "Shenjtor Kirill dhe Metodij”.
Për herë të parë, dy shkencëtarë nga Greqia do t'i bashkohen ekspeditës bullgare. Njëri prej tyre merret me astrofizikë dhe do të bëjë vëzhgime astronomike në Antarktidë së bashku me shkencëtarët bullgarë. Tjetri do të kryejë teste psikologjike për të parë se si ndikon te njerëzit të jetuarit në vende të izoluara.
Presidenti pranoi nga prof.Pimpirev një ekip me të cilin t'i bashkohej ekspeditës në Antarktidë dhe Radev shprehu gatishmërinë për të shkuar nëse në atë kohë nuk do të ketë konsultime për formimin e një kabineti.
Bullgaria filloi aktivitetin e saj polare në Antarktik në vitet 1967-1969, kur një meteorolog bullgar mori pjesë në ekspeditën e XIII Sovjetike të Antarktidës. Në vitin 1987/88 u organizua Ekspedita e Parë Bullgare në Antarktidë.
Lexoni më shumë:
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..