7 formacione politike do të hynin në Legjislaturën e 51-të të Kuvendit e ardhshëm Popullor, sipas sondazhit të Agjencisë “Alpha Research” 3 ditë para zgjedhjeve të parakonshme të 27 tetorit. GERB-SDS kanë mbështetjen e 26.5% të votuesve. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” kanë 14.9%. Pas tyre renditet partia “Vëzrazhdane” me 14.2 %. Aleanca për të Drejta dhe Liri ka mbështetje prej 7.9%. “DPS - Fillimi i Ri” ka 7.4%. “BSP – E Majta e Bashkuar” ka mbështetje 7.2%. “Ka një popull të tillë” ka një votë prej 6.1 për qind. 3% janë personat që janë gati të votojnë me “Nuk mbështes askënd”.
Anketimi i “Alpha Research” u realizua në periudhën 20-23 tetor, me fondet e veta të agjencisë, u anketuan 1000 qytetarë të rritur nga i gjithë vendi nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta në shtëpi.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..