21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva.
“Në KQZ fletëvotimet nuk numërohen, ato numërohen nga komisionet seksionale zgjedhore, të cilat plotësojnë protokollet. Këto janë të dhënat zyrtare që ata dorëzojnë. Në bazë të këtyre të dhënave ne i shpallëm rezultatet. Ne nuk numërojmë, ne kontrollojmë atje ku ka mospërputhje”, shpjegoi Mateva për bTV.
Ajo theksoi se KQZ-ja nuk i shikon video incizimet dhe nuk mundet në bazë të video-regjistrimeve të eliminojë mospërputhjet.
Ne garantojmë që çdo votë e zgjedhësit bullgar, ashtu siç është shënuar në protokolle, është regjistruar, tha Mateva dhe saktësoi se nuk mund të ketë rinumërim nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor.Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së Jambollit në rrjetet sociale. Marinov është baba i dy fëmijëve - djem të moshës 29 dhe 25 vjeç. Ai..
Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova...
Një projekt i madh infrastrukturor në Bullgari po ecën përpara - tuneli nën majën Shipka në malin Stara Pllanina, i konceptuar 120 vjet më parë, do të ketë një projekt teknik të gatshëm këtë vit. Nëse miratohet, ndërtimi i objektit do të fillojë..
Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore..