Kryeqyteti bullgar u gdhi me reshje të dendura bore dhe mbulesë dëbore të grumbulluar.
Aeroporti i Sofjes funksionon normalisht në kushtet e dimrit, njoftuan për BTA nga qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu kryhen procedura kundër akullimit të avionëve.
Peizazhi është gjithashtu dimëror në shumë pjesë të Bullgarisë.
Sipërfaqet rrugore në pjesën më të madhe të vendit janë të lagështa, ndërsa në disa rajone reshjet janë nga shiu.
Në zonat me reshje bore dhe në vendet e larta, rrugët janë trajtuar për qarkullim në kushte dimërore, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Drejtoritë rrugore të rretheve janë të gatshme të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përpunimin e rrugëve në zonat e larta malore dhe qafat ku ka kushte për rrëshqitje dhe akull, bëhet e ditur nga njoftimi.
Apeli ndaj drejtuesve të automjeteve është që të dalin në rrugë me makina të përgatitura për kushtet e dimrit, të lëvizin me vëmendje të shtuar dhe shpejtësi të përshtatshme, duke mbajtur distancën e kërkuar dhe të mos bëjnë manovra të papritura.
Të gjithë qytetarët dhe kompanitë e transportit mund të marrin informacion për gjendjen aktuale rrugore dhe mirëmbajtjen dimërore të rrjetit kombëtar nga faqja e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore - www.api.bg, si dhe në çdo kohë të ditës duke telefonuar në tel. 0700 130 20.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAMoti i thatë dhe i nxehtë nuk është në favor të fermerëve, por po ndihmon punëtorët që nxjerrin kripë në brigjet e Detit të Zi. Nxjerrja e kripës është një nga aktivitetet më të vjetra të njerëzve në qytetin detar Pomorie (Bullgaria Juglindore) -..
Rilla është ndër malet më tërheqëse në Bullgari, si për bashkatdhetarët, ashtu edhe për mysafirët nga jashtë. Në këtë mal ngrihet maja më e lartë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Gadishullin Ballkanik - Musalla (2925 m), emri..
Vera është një kohë pushimi dhe argëtimi. Bregdeti bullgar i Detit të Zi u ofron bujarisht mysafirëve të tij të dyja. Ata jo vetëm që mund të pushojnë në qytetet dhe pushimoret komode bregdetare, por edhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta për..