Kryeqyteti bullgar u gdhi me reshje të dendura bore dhe mbulesë dëbore të grumbulluar.
Aeroporti i Sofjes funksionon normalisht në kushtet e dimrit, njoftuan për BTA nga qendra e shtypit e aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu kryhen procedura kundër akullimit të avionëve.
Peizazhi është gjithashtu dimëror në shumë pjesë të Bullgarisë.
Sipërfaqet rrugore në pjesën më të madhe të vendit janë të lagështa, ndërsa në disa rajone reshjet janë nga shiu.
Në zonat me reshje bore dhe në vendet e larta, rrugët janë trajtuar për qarkullim në kushte dimërore, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Drejtoritë rrugore të rretheve janë të gatshme të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përpunimin e rrugëve në zonat e larta malore dhe qafat ku ka kushte për rrëshqitje dhe akull, bëhet e ditur nga njoftimi.
Apeli ndaj drejtuesve të automjeteve është që të dalin në rrugë me makina të përgatitura për kushtet e dimrit, të lëvizin me vëmendje të shtuar dhe shpejtësi të përshtatshme, duke mbajtur distancën e kërkuar dhe të mos bëjnë manovra të papritura.
Të gjithë qytetarët dhe kompanitë e transportit mund të marrin informacion për gjendjen aktuale rrugore dhe mirëmbajtjen dimërore të rrjetit kombëtar nga faqja e Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore - www.api.bg, si dhe në çdo kohë të ditës duke telefonuar në tel. 0700 130 20.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTAJava e Madhe filloi. Të krishterët ortodoksë në Bullgari po përgatiten ta mirëpresin Ngjalljen e ndritur të Krishtit. Përveç përgatitjeve të tjera, shumë qytete janë transformuar për festën, duke organizuar pazare arti dhe punëtori për të bërë..
Shkëmbinjtë pranë qytetit Bellogradçik janë ndër fenomenet natyrore më të pazakonta dhe më të bukura jo vetëm në Bullgari, por edhe në botë. Ata gëzojnë turistë të shumtë, sidomos në stinën e verës, kur aty mbahet edhe një..
Në dhjetor të vitit 2000, në tumën “Roshavata Çuka” afër fshatit Aleksandrovo, komuna e qytetit Haskovo, një ekip arkeologësh, të udhëhequr nga Dr. Georgi Kitov (1943-2008), hasën në një nga gjetjet historike më mbresëlënëse në trojet..