Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB dhe MEÇ kanë dallime sa u përket partneriteteve të mundshme të qeverisjes

Tashmë 86 deputetë e mbështetën idenë për një kordon sanitar rreth Peevskit

| rinovuar më 24-11-12 6.18.MD
Foto: BTA

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe MEÇ kanë synime të përbashkëta në lidhje me legjislacionin kundër korrupsionit, por ndryshojnë në partneritetet e mundshme të qeverisjes. Të dy palët u takuan për të diskutuar mundësitë e formimit të qeverisë, por gjatë bisedimeve, kreu i MEÇ Radostin Vasilev hodhi poshtë mundësinë e bashkëpunimit me GERB dhe propozoi përfshirjen e "Vëzrazhdane" në një koalicion anti-GERB dhe anti-DPS. Vasilev theksoi se është dakord me kushtin e izolimit të Peevskit, por propozoi bashkim politik të të gjithëve kundër Borisovit dhe Peevskit. Nga ana e tij, Kirill Petkov nga PP-DB ka refuzuar kategorikisht bashkëpunimin me “Vëzrazhdane”, duke theksuar se me këtë parti kanë dallime ideologjike. Në lidhje me legjislacionin kundër korrupsionit, Petkov shprehu shpresën se do të ndajnë ide të përbashkëta me MEÇ, por ata refuzuan propozimin për shtetëzimin e Lukoil dhe mbylljen e kompanive të mbledhjes së borxheve.

ITN mbështesin gjithashtu nismën e "kordonit sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe legjislacionin kundër korrupsionit. Në takimin me PP-DB ata prezantuan edhe prioritetet e tyre – ndryshimin e Kodit Zgjedhor, pastrimin e të ashtuquajturave “shpirtra të vdekur”, ndryshimin në Ligjin e Drejtësisë. ITN këmbëngulin për kufizimin e kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e qeverive teknike dhe kthimin e mënyrës së vjetër të emërimit të tyre nga presidenti, si dhe ndryshimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve. Toshko Jordanov sugjeroi gjithashtu që doajeni midis deputetëve - Sillvi Kirillov - të mbetet në krye të Asamblesë Kombëtare.
Pas një takimi tjetër në Asamblenë Kombëtare, me iniciativën e PP-DB, u bë e qartë se Aleanca për të Drejtat dhe Liritë do të nënshkruajë deklaratën për "kordonin sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe formacionit të tij “DPS - Fillimi i Ri”. Aleanca për të Drejtat dhe Liritë do të mbështesë gjithashtu paketën e legjislacionit kundër korrupsionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..

botuar më 24-12-17 7.35.MD
Viktor Orbán

Pritet që kryeministri hungarez Viktor Orbán të vizitojë Bullgarinë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..

botuar më 24-12-17 6.16.MD

Nuk ka rrezik për ndotje të ujërave bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit

Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..

botuar më 24-12-17 4.44.MD