Bullgarja Sasha Bezuhanova, një menaxhere e njohur ndërkombëtarisht në industrinë dixhitale dhe filantrope, u nderua me çmimin prestigjioz Women in Tech Global Lifetime Achievement 2024 për një kontribut të përgjithshëm në zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit në nivel global. Çmimi jepet nga Women in Tech Global - një organizatë ndërkombëtare me bazë në Paris që punon për të tërhequr dhe fuqizuar gratë në sektorin e teknologjisë.
Women in Tech Global Awards jepen për të shtatën vit në nëntë kategori. Një muaj më parë, Sasha Bezuhanova u shpall fituese për Evropën në kategorinë Lifetime Achievement Award, ndërsa në nëntor u nderua edhe me çmimin për një kontribut të përgjithshëm në nivel botëror. Çmimet Globale të Women in Tech 2024 u prezantuan më 14 nëntor në një ceremoni të veçantë në Paris
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman(1878), arkitektë nga Evropa u dyndën në Sofje, kryeqytetin e ri bullgar të shpallur në vitin 1879, për t'i dhënë asaj një pamje moderne dhe një organizim funksional. Në vitet 90-të të shekullit XX,..
Pasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..