Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran, Nikolla, Misho dhe Aneta, të cilët prapë vrapojnë nëpër masivet malore të Bullgarisë. Në një apel, organizata ekologjike thekson se në një sërë veprimesh të koordinuara për tre vjet, falë mbështetjes së përkushtuar të partnerëve të interesuar, ekspertët e WWF shpëtuan arinjtë nga vdekja e sigurt.
Organizata për mbrojtjen e natyrës vëren se arinjtë në vendin tonë janë një specie e mbrojtur dhe janë të përfshirë në Librin e Kuq të Bullgarisë. Ata janë të rrezikuar dhe gjuetia dhe vrasja e tyre është vepër penale. Megjithatë, çdo vit afro 100 arinj bëhen viktima të gjuetisë pa leje, prandaj aspirata e WWF është që t'i ndihmojë në mbrojtjen e tyre me iniciativa të ndryshme.
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..