Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të festave të fundvitit janë të mbushura me shpresa të ndryshme, por me kalimin e viteve shpresa më tepër kthehet në një pritje për t'u mbledhur me njerëzit tanë më të afërt” - shpjegon Dimitër Atanasov, autor i muzikës së një nga këngët e bukura festive bullgare - "Krishtlindjet kanë ardhur".
Dimitëri është i njohur për pjesëmarrjen e tij në dy programe televizive muzikore të transmetuara ndër vite në vendin tonë, por ato nuk janë debutimi i tij në skenë.
Në vitin 2004, ai mori pjesë për herë të parë me një këngë të tij në konkursin "Burgasi dhe deti" në kategoritë "Artisti i ri" dhe "Kënga", dhe në vitin 2006 muzikanti xhiroi videoklipin e tij të parë për këngën e tij "Nuk kam". Në të njëjtin vit, ai bëri debutimin e tij si solist i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Në vitin 2016 fitoi çmimin e madh në konkursin “Pranvera e Artë” të BNR-së. Ai kompozon, këndon, luan në instrumente të ndryshme muzikore. Kemi zgjedhur t'ju prezantojmë këngën "Krishtlindjet kanë ardhur" të krijuar prej tij, në të cilën kompozitori ndërthur gajden dhe violinën në një tingull modern pop. Teksti i Bistra Aleksandrovës përshkruan jashtëzakonisht gjallërisht bukurinë dhe atmosferën e ngrohtë të ditëve të Krishtlindjeve të kaluara me njerëzit tanë më të afërt. Në vitin 2009, kënga kryesoi renditjen në internet të këngës më të pëlqyer bullgare kushtuar Krishtlindjes.
Ajo e fundit është shkruar për mikun e ngushtë të Dimitërit, gazetarin e verbër Kristijan Grigorov, me të cilin e prezantuan në eventin përmbyllës të fushatës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” dy vite më parë:
"Për momentin ai është gazetar, por muzika nuk është thjesht një hobi për të. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur asistentin e duhur për ta ndihmuar në jetën e tij të përditshme. Më vjen mirë që tani ka një asistent të tillë që është gjithashtu një muzikant, të cilin ende nuk e njoh, por më vjen mirë që falë tij do të jetë fakt edhe studioja muzikore mbi të cilën po punon Kristijani”.
Krishtlindja është një kohë e shpresës, e cila ka dimensione të ndryshme ndërsa përparojmë në rrugën tonë jetësore - shpjegon Dimitër Atanasov dhe shton:
"Krishtlindja, për mua personalisht, është koha kur arrij të gjej frymëzim të ri, të bëj një bilanc dhe të bëjë plane pjesërisht për vitin e ardhshëm muzikor. Ndoshta duhet të bëjmë një bilanc të tillë edhe sa u përket gjërave pozitive që kemi bërë si njerëz ndaj njëri-tjetrit. Shpresoj se çdo bullgar mbart një shpresë për fuqinë e veprës së mirë. Le të besojmë se çdo veprim ka pasojat e veta, kështu që le të shpresojmë se ky veprim do të jetë pozitiv.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..