Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

4
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë.


Në inaugurimin e oborrit të rinovuar morën pjesë ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Z. Ivajllo Kirov, shefi i Seksionit të Diplomacisë Publike Z. Asen Paçev, Nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Z. Agron Nuredinaj  dhe kryetari i shoqërisë "Bullgarët e Shqipërisë" Z. Ahmet Balla.


Projekti i realizuar është pjesë e përpjekjeve të shtetit bullgar për përmirësimin e infrastrukturës në zonat, ku jeton pakica kombëtare bullgare. Një theks i veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve më të mira për arsimimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.


Gjatë ceremonisë të gjithë fëmijët e shkollës morën dhurata në kuadër të projektit të përvitshëm "Festimi i Vitit të Ri në mënyrë bullgare". U shpërndanë gjithsej 680 dhurata për fëmijët nga fshatrat e zonës së Gorës – Zapod, Orgjost, Cërnalevë, Oreshkë, Shishtavec dhe Borje. Nisma u mbështet nga kompania bullgare për prodhimin e ëmbëlsirave “Ditë e Natë”, e cila çdo vit siguron ëmbëlsirat e përfshira në paketat e dhuratave.


Lexoni më shumë për bullgarët në Shqipëri nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD