Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti i ri Filip Donkov, i cili që në moshën 14-vjeçare ka pushtuar rrjetet sociale me paraqitjet e tij mbresëlënëse, do të jetë i pari që do të performojë. Natën festive do të ngjiten në skenë edhe disa nga emrat më të dashur të skenës bullgare - grupet “Faktor”, "Fondacijata", "Kerana dhe kozmonautët", këngëtarët Stenli, Maria Çakërdëkova etj. Pikërisht në mesnatë është planifikuar një shfaqje mbresëlënëse me dritë, e cila do të ndriçojë qiellin e natës së Sofjes.
Koncerte të Vitit të Ri do të mbahen edhe në një sërë qytetesh të tjera të vendit. Komuna e Bllagoevgradit po përgatit një program të pasur festiv për natën e pritjes së Vitit të Ri. Tradicionalisht, festimi nën qiell të hapur do të fillojë në orën 22:30 në sheshin “Georgi Izmirliev”.
Do të ketë edhe një program muzikor në Varna. Ai do të nisë në orën 22:00 të datës 31 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në orën 02:30 të datës 1 janar në Sheshin e Pavarësisë. Në mesin e interpretuesve do të jenë grupi EAST 17, Orlin Pavllov, DEEP ZONE PROJECT, ansambli folklorik "Varna" dhe të tjerë.
Në Burgas do të mblidhen në sheshin “Trojkata” nga ora 22:30 e datës 31 dhjetor. Për Vitin e Ri, për të festuarit do të sigurohen mbi 2500 gota verë dhe po kaq copa byreku me urime.
Në Plovdiv pritja do të bëhet në skenën e sheshit “Stefan Stambollov” përballë ndërtesës së komunës nga ora 22:00 deri në orën 02:00.
Në Tërgovishte, festa nën yje do të jetë në sheshin qendror “Svoboda” nga ora 23:00.
Qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit ka publikuar një raport për aktivitetet e saj. Ai vëren se kabineti ka punuar me qëllim për të finalizuar procesin e anëtarësimit të plotë në Shengen dhe Bullgaria e ka përmbushur këtë qëllim. Falë përpjekjeve të..
Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra..