Në vitin e ri hyjmë me shumë ngrohtësi, e cila na jep këngën “Çelësi është Sol”. Poetesha Gina Dundova gjeti frymëzim për poezitë e saj gjatë vizitës në qytetin Teteven dhe shëtitjeve nëpër bjeshkët malore rreth tij. Ajo ia kushtoi kompozitorit Dimitër Getov, i cili është autor i aranzhimit. Mbesa e tij Irma Zorzi e bëri videon, në të cilën shfaqen pamje të bukura nga arkivi personal i gjyshit të saj. Muzikën e kompozoi Ivan Krëstev, ndërsa zëri kumbues i këngëtares Margarita Hranova na transferon me dashuri në kujtimet më të bukura - ato të shtëpisë së babait.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..