DEEP ZONE Project janë gati me projektin e tyre më të fundit BG Ethno House - "Biljana e bukur", në të cilin edhe një herë kombinojnë muzikën moderne të kërcimit elektronik me motive origjinale të bazuara në folklor, si gjithmonë me shumë dashuri për Bullgarinë.
Bashkëpunimi mes DEEP ZONE Project dhe këngëtareve Lidija dhe Bisera daton në këngën e tyre të mëparshme të përbashkët "Diçka më e mirë", duke kombinuar sërish kërcimin me muzikën origjinale të frymëzuar nga folklori bullgar. Kënga u prit shumë mirë dhe ata vendosën të ketë një vazhdim - kështu lindi "Biljana e bukur". Dian Savov – DJ Dian Solo nga DEEP ZONE Project na tregoi më shumë hollësi:
“Në fakt kënga lindi në festivalin “Pirin Folk” në versionin e saj origjinal si një valle tradicionale bullgare, por shumë melodike dhe me tekst shumë të bukur (nga Hristina Josifova). Me sa e kuptova kjo këngë kishte fituar çmimin e publikut në Pirin Folk. "Kur e dëgjova, mbeta shumë i impresionuar. Telefonova Bisera dhe Lidija për t'u thënë se do të doja shumë të krijonim një version tonin. E mora audion nga Ivan Josifov, i cili është kompozitori i këngës. Punova për rreth dy javë, u dërgova demon e parë - atyre u pëlqeu shumë. Menjëherë vendosëm të realizonim një video, sepse është shumë bukur t'ua përcjellësh brezave folklorin autentik bullgar, të kombinuar me frymën e kohës moderne."
Dian Savov nuk i numëron më këngët nga projekti i tyre BG Etno House – për të, gjëja më e rëndësishme nuk është sasia, por cilësia – të zhvillohen, të sfidojnë veten dhe të krijojnë muzikë edhe më interesante dhe të bukur, duke ruajtur traditat, por me pulsin e kohës moderne.
Aktualisht DEEP ZONE Project është duke punuar në materiale të reja muzikore - projekte inovative që kombinojnë stile të ndryshme. Do të na ofrojë jo vetëm remix-e, por edhe këngë të reja origjinale. Meqenëse këtë vit grupi feston përvjetorin e çerekshekullit, muzikantët duan të shënojnë këtë moment historik në karrierën e tyre me albumin e tyre të parë të dyfishtë vinil që përmban më të mirën e DEEP ZONE Project. Ai do të jetë gati më 14 shkurt dhe do të mbledhë hitet e tyre të krijuara ndër vite - nga fillimi deri në momentin e tanishëm.
Foto: @DeepZoneProject, Facebook/ DJ Dian Solo
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..
Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe..