Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të BNR, duke njohur auditorin me historinë dhe zërat e BNR.
Publikimi multimedial ndërthur zërin e radios dhe kujtesën vizuale të krijuesve të saj, tregon për shtëpitë e medias së parë elektronike në vendin tonë.Projekti u përgatit nga Prof. Bojan Dobrev, pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve, dhe u realizua me ndihmën e Fondit Arkiv të BNR, Agjencisë Shtetërore "Arkivat", BTA dhe Muzeut të Radios.
Prisni më shumë informacion mbi këtë temë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..