Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e disponueshme në faqen e internetit të BNR, duke njohur auditorin me historinë dhe zërat e BNR.
Publikimi multimedial ndërthur zërin e radios dhe kujtesën vizuale të krijuesve të saj, tregon për shtëpitë e medias së parë elektronike në vendin tonë.Projekti u përgatit nga Prof. Bojan Dobrev, pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve, dhe u realizua me ndihmën e Fondit Arkiv të BNR, Agjencisë Shtetërore "Arkivat", BTA dhe Muzeut të Radios.
Prisni më shumë informacion mbi këtë temë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë.Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Më 31 janar 2025 filloi podkasti i parë për bashkësitë e kishës ortodokse bullgare jashtë vendit - "Ura e Besimit”. Ideja është e ekipit të "Radio..