Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë 
Drejtori i Muzeut Harry Trupan (në mes)
Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar. Ekspozita, përbante përfshinte 600 artefakte nga koleksionet e 15 muzeve të Rumanisë. Hajdutët hodhën në erë murin e jashtëm të sallës së ekspozitës, vodhën eksponatet më pas u larguan me një makinë. Kryeministri rumun Marcel Ciolacu shkarkoi drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar, Ernest Oberländer-Târnoveanu, për shkak se objektet e vjedhura që i përkasin shekujve V-IV para Krishtit u nxorën jashtë vendit për ekspozitën në kundërshtim të ligjeve rumune, raportoi Digi 24. Tre burra të dyshuar për vjedhjen u arrestuan në qytetin Heerhugowaard, rreth 50 km larg në veri të Amsterdamit. Policia holandeze po kërkon gjithashtu një pjesëmarrës të katërt në grabitje, raportoi gazeta The Guardian.

Presidenti serb shqyrton nëse do të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare
Aleksandër Vuçiq
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se brenda 10 ditëve duhet të formohet qeveria e re, në të kundërtën do të ketë zgjedhje të reja, raporton BGNES. "Unë jam i hapur për të dyja opsionet. Ne do të shkojmë në zgjedhje ose do të formojmë një qeveri të re," tha Vuçiq në një fjalim tjetër drejtuar kombit. Kriza politike në vend është shkaktuar nga protestat e vazhdueshme të studentëve, të cilat kanë mbështetje të fortë publike. Ato filluan pas shembjes së një strehe në stacionin e rinovuar hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, që shkaktoi vdekjen e 15 personave. Dhuna kundër protestuesve çoi në dorëheqjen e kryeministrit Milos Vuçeviq dhe kryetarit të Novi Sad, Milan Gjuriç. Vuçiq, i cili po lufton për mbijetesë politike, bëri thirrje për paqe dhe shtoi se zemërimi i shumicës së popullatës serbe po rritet, gjë që është shqetësuese.

Kryeministri shqiptar mohon negociatat për pranimin e palestinezëve nga Gaza
Edi Rama
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e një media izraelite se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump është në bisedime me Tiranën që të pranojë 100 mijë palestinezë nga Gaza, raporton Euronews Albania. Në profilin e tij të rrjeteve sociale, Rama ka mohuar pretendimet e gazetarit izraelit Amit Segal dhe ka shkruar se nuk kishte dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë. "Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi i egër i Hamasit dhe ka duruar një luftë djallëzore pas tmerreve mesjetare të 7 tetorit. Por më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. ”, shkruan kryeministri shqiptar. Ai theksoi se Shqipëria është krenare për miqësinë e saj të fortë me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin, dhe natyrisht me popullin palestinez.

Bojkoti i konsumatorëve në Kroaci ka infektuar ish-republikat e tjera jugosllave

Një efekt gjithëpërfshirës ballkanik u shkaktua nga bojkoti i mbajtur më 24 janar kundër marketeve në Kroaci. Aksioni u nxit nga pakënaqësia e qytetarëve në lidhje me çmimet e larta. Sipas shembullit të Kroacisë, thirrjet për veprime të ngjashme civile kundër marketeve, karburanteve dhe restoranteve më 31 janar po përhapen në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, njoftoi BTA.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç e përshkroi bojkotin e së premtes si një mesazh të rëndësishëm dhe të qartë nga qytetarët dhe shtoi se ai "do të merret parasysh kur të përcaktohen masat për kufizimet administrative të çmimeve për disa produkte ".

Përsëritja e aksionit më 31 janar mbështetet nga shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve, sindikatat dhe partitë politike në Kroaci.

Partitë greke qipriote dhe turke qipriote duan integrimin e të dy komuniteteve

Udhëheqësit e partive politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje krerëve përkatës që të kapërcejnë të gjitha pengesat dhe të ecin përpara me propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të hapur më shumë pika kalimi si një mjet për forcimin e lidhjeve. Ata kërkuan gjithashtu që fokusi të jetë mbi çështjen thelbësore të Qipros, siç thuhet në dokumentin kornizë të paraqitur nga Antonio Guterres, njoftoi Agjencia e Qipros (KNA).

Qëndrimi i liderëve u shpreh në një komunikatë të përbashkët të publikuar pas një takimi nën kujdesin e Ambasadës Sllovake në Nikosia në Ledra Palace. Të gjithë qipriotët, thuhet gjithashtu në komunikatë, "meritojnë të jetojnë në një shtet normal evropian dhe të gëzojnë të njëjtat vlera të përbashkëta si të gjithë anëtarët e BE".

Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti Radev shpreson se Maqedonia e Veriut do të tregojë vullnet politik dhe do të hapë rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..

botuar më 25-01-22 5.58.MD

Qeveria e re bullgare – një fund i kaosit politik apo një qetësi e përkohshme?

Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..

botuar më 25-01-21 7.20.PD
Александър Вучич

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..

botuar më 25-01-18 7.05.PD