Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se hyrja në eurozonë është një prioritet si për GERB-in ashtu edhe për qeverinë. Sipas tij, buxheti për vitin 2025 duhet të jetë brenda kritereve të Mastrihtit. “Le të shpresojmë se edhe parlamenti bullgar do të tregojë arsye që ne të përshtatemi në parametrat e stabilitetit dhe politikës së mirë financiare”, komentoi kryeministri. I pyetur se kur Bullgaria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm, kryeministri tha se kjo do të vendoset pas takimit të eurogrupit më 17 shkurt.
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion..
Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 8 deri në minus 3°, në Sofje – rreth minus 8°. Gjatë ditës në Bullgarinë Perëndimore dhe..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit..