Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori bullgar në Shkup: Ajo që duhej të na bashkonte po na ndan

Foto: BTA

Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin e lindjes së Goce Dellçev – Apostullit të Lirisë për bullgarët në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë, dhe vendosën kurora dhe lule në sarkofagun e tij në oborrin e kishës “Shën Spas” në Shkup, njoftoi BTA.

"Jemi mbledhur për të shënuar një datë veçanërisht të rëndësishme në historinë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në kushte disi të çuditshme dhe me tension, i bëjmë homazhe Goce Dellçevit", tha ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov,  përballë sarkofagut të Goce Dellçevit, në sfondin e faktit se Bullgaria nuk mori ftesë nga pala maqedonase për të festuar bashkërisht përvjetorin.

Radukov kujtoi fjalët e Dellçevit nga viti 1899 se këto përçarje nuk duhet të na trembin, "është për të ardhur keq, por çfarë të bëjmë, sepse të gjithë jemi bullgarë dhe vuajmë nga e njëjta sëmundje".

"Pas 20-30 vitesh nipërit tanë do të qeshin me këtë brez që gjërat që duhej të na bashkonin, në fakt na kanë ndarë. Dhe besoj se ata do të jetojnë në një botë me më shumë besim dhe më shumë mirëkuptim", theksoi ambasadori.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i verërave paralajmëron për mungesë kuadrosh

Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..

botuar më 25-02-04 3.58.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër ndikimit në gjyqësor

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore. Në fjalën e tij, presidenti bëri thirrje për veprime kundër..

botuar më 25-02-04 2.47.MD

Ministria e Brendshme nis luftën kundër pajisjeve vape me lëndë narkotike

Ministri i Brendshëm Daniell Mitov njoftoi në një postim në rrjetet sociale se Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar po punon dhe po gjen sajte ku shiten pajisjet vape me drogë. "Po kërkohet një zgjidhje sistematike që do të..

botuar më 25-02-04 11.21.PD