Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin e lindjes së Goce Dellçev – Apostullit të Lirisë për bullgarët në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë, dhe vendosën kurora dhe lule në sarkofagun e tij në oborrin e kishës “Shën Spas” në Shkup, njoftoi BTA.
"Jemi mbledhur për të shënuar një datë veçanërisht të rëndësishme në historinë e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në kushte disi të çuditshme dhe me tension, i bëjmë homazhe Goce Dellçevit", tha ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, përballë sarkofagut të Goce Dellçevit, në sfondin e faktit se Bullgaria nuk mori ftesë nga pala maqedonase për të festuar bashkërisht përvjetorin.
Radukov kujtoi fjalët e Dellçevit nga viti 1899 se këto përçarje nuk duhet të na trembin, "është për të ardhur keq, por çfarë të bëjmë, sepse të gjithë jemi bullgarë dhe vuajmë nga e njëjta sëmundje".
"Pas 20-30 vitesh nipërit tanë do të qeshin me këtë brez që gjërat që duhej të na bashkonin, në fakt na kanë ndarë. Dhe besoj se ata do të jetojnë në një botë me më shumë besim dhe më shumë mirëkuptim", theksoi ambasadori.
Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..