Është e Diela e të Lidhurit të Djathit. Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra prej nga vjen edhe emri - E Diela e Të Lidhurit të Djathit. Kjo ndodh pasi të dielën e mëparshme, kur bie E Diela e Të Lidhurit të Mishit, është dita e fundit para Kreshmës, kur mund të hahet mishi dhe produktet e mishit.
Në shërbesën e mbrëmjes, besimtarët i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët “Më fal!” dhe “Të faltë Zoti!” dhe përqafohen në shenjë dashurie vëllazërore. Në këtë ditë mblidhen familjet dhe fëmijët me përulësi kërkojnë falje nga prindërit e tyre, të vegjlit nga më të mëdhenjtë dhe anasjelltas.
Për Kishën tonë Kreshma e Madhe është më e rëndësishmja nga të gjitha, sepse ajo i përgatit shpirtërisht besimtarët për festën më të ndritshme - Ngjalljen e Krishtit. Në këtë kuptim, falja perceptohet si një kusht i domosdoshëm për bashkimin me Zotin.
Sipas fjalëve të At Kliment Harizanov nga kisha "Shpërfytyrimi i Zotit" në kryeqytet, "një i krishterë nuk pret që dikush t'i kërkojë falje, ai është i pari që shtrin dorën dhe kërkon falje, edhe nëse e kanë ofenduar. Kjo është ajo që na mëson Shpëtimtari ynë, i cili thotë: "Falni dhe do të faleni", "Me atë masë që matni, do t'ju matet edhe juve", "Nëse ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t'jua falë edhe juve; por nëse ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t'ua falë juve gabimet tuaja."
Kështu, Kisha i inkurajon besimtarët që të çlirojnë shpirtrat e tyre nga fyerjet e grumbulluara dhe të përmbushen me dashuri, butësi, përulësi, të pajtohen me armiqtë dhe të ndjejnë mëshirë e dhembshuri për të gjithë.
Dhe e gjithë kjo arrihet me kreshmimin. Privimi nuk është vetëm nga ushqimi, por edhe nga komoditetet dhe argëtimet e ndryshme që ushqejnë “egon”. Dhe kur egoizmi tërhiqet, njeriu më lehtë fal dhe sheh cilësitë e veta negative.
Prandaj, kreshmimi shoqërohet edhe me ndërgjegjësimin për gabimet dhe pendimin e sinqertë për veprimet e nxitura nga krenaria.
Kështu, nëpërmjet pastrimit të shpirtit dhe trupit, besimtarët përgatiten për bashkim me Zotin nëpërmjet Kungimit të Shenjtë.
Lexoni më shumë për traditat e festës në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Darina Grigorova, BTA, BGNES, FreepikMë 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..
Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të..