Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologjia si një kauzë për njerëzit që zbulojnë dhe mbrojnë trashëgiminë tonë historike

Foto: Arkiv i Rosica Mitkova

Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri në mesjetën e vonë, trojet tona kanë qenë një udhëkryq popujsh dhe qytetërimesh, që kanë lënë pas thesare të paçmueshme. Sot, arkeologët bullgarë i japin frymë të shkuarës me çdo pjesë të historisë së gërmuar.

Viti 2024 ishte jashtëzakonisht i pasur me artefakte ikonike nga të gjitha periudhat. Më spektakolarët prezantohen në kuadër të ekspozitës “Arkeologjia Bullgare 2024” në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze (NAIM) me rastin e Ditës së Arkeologut, e cila shënohet më 14 shkurt që prej vitit 1970. Për sfidat e këtij profesioni fisnik bisedojmë me Rosica Mitkova – drejtuese e fondit “Prehistoria” në Muzeun Arkeologjik Rajonal të Plovdivit, e cila ia kushtoi tërë jetën arkeologjisë.

Rosica Mitkova

"Do të filloj së pari me përfytyrimet romantike të njerëzve për punën e arkeologut. Të gjithë mendojnë dhe shohin vetëm atë që është në sipërfaqe - zbulimet. Por për të arritur atje, ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë në zhvillimin tonë profesional. Për mua dhe kolegët e mi, arkeologjia është një mënyrë jetese. Duhet shumë përpjekje fizike për të dalë në fushë në shi, në borë, në të ftohtë. Jo të gjithë mund ta duronin. Por ne udhëhiqemi mbi të gjitha nga prirja dhe dashuria për profesionin” - thotë Mitkova.

Përkundër deklaratave mospërfillëse të disa politikanëve se ata janë të angazhuar me “pastrimin e pluhurit nga muzetë” dhe për këtë arsye nuk do të merrnin një rritje page, arkeologët, punonjësit e muzeve dhe shkencëtarët bullgarë vazhdojnë të hulumtojnë dhe ruajnë trashëgiminë tonë kulturore dhe historike me përkushtim të madh.Ata jo vetëm që zbulojnë dhe ruajnë artefakte të çmuara, por i prezantojnë ato në mënyrë aktive botës përmes botimeve, ekspozitave, konferencave dhe çdo ditë pasurojnë me gjetje të reja dhe të reja arkivat e muzeve, duke garantuar që historia jonë e pasur do t'u transmetohet brezave të ardhshëm.

Ekspozita në Muzeun Arkeologjik Rajonal - Plovdiv (2024)

Veprimtaria e tyre nuk është thjesht punë, por një mision i denjë për respekt, por duket sikur nuk vlerësohet sa duhet nga shoqëria.

“Paga jonë është dukshëm më e ulët se ajo e mësuesve, por për shkak se jemi një shoqatë e vogël dhe nuk protestojmë aq aktivisht, nuk mund të imponojmë zërin tonë duke bërtitur, dhe më tepër format tona të protestës janë pasive. Sa herë që dikush duhet të përfaqësojë qytetin ose rajonin, ai na drejtohet neve. Por kur kemi nevojë për ndihmë, jemi të harruar” - shton me hidhërim Rosica Mitkova.

Për shkak të paqartësive në legjislacion, arkeologët bullgarë shpesh përballen me qëndrime negative nga bizneset dhe investitorët. Ka pasur protesta, madje edhe incidente, si prerje e gomave të makinave, etj.:

Ne përmbushim detyrimet tona të vendosura nga Ligji për Trashëgiminë Kulturore, por jo të gjithë e kuptojnë atë. Ligji ka veçoritë e veta - nëse një person zbulon diçka në tokën e tij, ai është i detyruar të financojë vetë gërmimet dhe pastaj gjetjet bëhen pronë e shtetit. Kjo çon në kundërshtim sepse jo çdo sipërmarrës është i gatshëm të njoftojë për një objekt arkeologjik në pronën e tij. Në këtë rast, gjithçka varet nga ndërgjegjja e tij. Ndonjëherë zbulime të rëndësishme zhyten në errësirë ​​ose shkatërrohen. Ndoshta shteti duhet të marrë përgjegjësinë dhe të mbështesë pronarët që nuk mund të financojnë gërmimet” - thotë Rosica Mitkova dhe në përfundim u uron kolegëve të saj një sezon të fortë me zbulime të paharrueshme dhe shumë momente të lumtura.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pexels, NAIM, BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD