Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skulptorë dhe piktorë të shquar bashkohen në një ekspozitë kundër dhunës “Áhimsá”

Prof. Emill Popov: Njerëzimi është në një fazë të vetëshkatërrimit

10
Foto: Fondacioni East-West Indologjia

Mos shfrytëzimi i dhunës është forca më e fuqishme në dispozicion të njerëzimit.” Këto fjalë i përkasin Mahatma Gandit, djalit të madh të Indisë, i cili i kujtoi botës parimin áhimsá (jo dhunës) si rrugë drejt pavarësisë në të gjitha format e saj.  Idetë e tij ndikojnë në mendjen dhe udhëheqësit në mbarë botën. Në nderim të Mahatma Gandit dhe punës së tij, në vitin 2007 Kombet e Bashkuara shpallën 2 tetorin (ditëlindjen e tij) si Ditë Ndërkombëtare kundër Dhunës. Ekspozita konceptuale e titulluar “Áhimsá: jo dhunë” i kushtohet kësaj date, si dhe personalitetit të Gandit. Ekspozita priti vizitorët e saj të parë më 4 tetor, në Galerinë e Qendrës së Arteve - Pleven. Organizatorë janë Fondacioni Lindje - Perëndim Indologjia, Komuna Pleven, Galeria e Qendrës së Artit - Pleven, me asistencën e Ambasadës së Republikës së Indisë dhe Ambasadorit Sanjay Rana. Më shumë se 30 autorë, përfaqësues të brezave të ndryshëm, marrin pjesë me veprat e tyre.

Prof. Emill Popov

Kjo është një temë e dhimbshme, aq e nevojshme, sa që nuk mund të mos shkaktonte një reagim spontan te të gjithë ne që marrim pjesë, për t’u bashkuar me qëndrimin tonë kundër dhunës - thotë për Radio Bullgarinë skulptori Prof. Emill Popov. - Nuk mund të mos përmend personin që qëndron në fillim të gjithë kësaj - Jordanka Bojanova, presidente e Fondacionit Indologjik Lindje-Perëndim. Rreth një muaj më parë, ajo u kthye nga unë dhe Prof. Stanisllav Pamukçiev dhe diskutuam idenë. Në vitin 2019, zonja Bojanova inicioi dhe organizoi një ekspozitë kushtuar personalitetit të Mahatma Gandit me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij. Disa nga krijuesit që prezantuan punimet e tyre atëherë iu bashkuan ekspozitës aktuale. Dëshiroj patjetër të përmend pjesëmarrjen e skulptorëve Valentin Starçev, Pavell Kojçev, Georgi Çapkënov, piktorëve Millko Bozhkov, Ljuben Genov, Ivajllo Mirçev, Pllamen Monevski.

Konteksti i ekspozitës sugjerohet nga disa vinile - një me një skicë të portreteve të liderëve, ndjekësve të idesë së Gandit për jo dhunën dhe një vinil me mendimet e tyre, si dhe një vinil kushtuar jo dhunës ndaj fëmijëve tanë me fjalët e Nelson Mandelës: “Ne u detyrohemi fëmijëve tanë – qytetarëve më të cenueshëm në çdo shoqëri – një jetë pa dhunë dhe frikë”.

“Sigurisht, kur flasim për parimin e jo dhunës, personi i parë që del në pah është Mahatma Gandi. Kujtojmë se në vitin 1947 Pavarësia e Indisë u arrit përmes parimit të tij áhimsá (jo dhunës), diçka që historia nuk e dinte deri atëherë. I padiskutueshëm është edhe kontributi i Martin Luther Kingut, i cili arriti një fitore të madhe politike ndaj dhunës. Këta personalitete, si dhe liderë të tjerë botërorë, janë të pranishëm me mendimet e tyre ikonike. Dani Bojanova, Stanisllav Pamukçiev dhe unë ramë dakord që duhej një aspekt dokumentar për format e jo dhunës nga e kaluara e deri më sot, duke kuptuar se ky parim ka një histori mijëravjeçare - që nga sutrat e Budës, ku është baza e parimit áhimsá. “Urrejtja nuk shërohet me urrejtje, por me dashuri”, ka thënë Buda. Pra - nga njëra anë janë veprat në një rubrikë që do ta quaja "Dedikime", nga ana tjetër - citate nga Gandi, Tagore, Dalai Lama, Nënë Tereza etj. Ne donim që të jenë të pranishëm njerëz nga toka jonë, kështu që përfshimë mendimet e Petër Dënovit. I pranishëm është edhe një person, të cilin të moshuarit e kujtojnë - ai që qëndronte para tempujve “Shën Aleksandër Nevski” dhe “Shën Sofia” Gjyshi Dobri, i cili mblidhte donacione nga populli dhe të gjitha këto i dhurnte për restaurimin dhe rinovimin e kishave ortodokse. U përpoqëm të prekim temën e jo dhunës në aspektet dhe dimensionet e saj të ndryshme. Ekziston një mendim i Martin Luther King: “Reagimi zinxhir i urrejtjes që lind urrejtjen duhet të thyhet ose ne do të shembim në humnerën e errët të shkatërrimit të ndërsjellë”. Më duket se kjo duhet thënë me zë të lartë, sepse njerëzimi është fjalë për fjalë në këtë fazë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Fondacioni East-West Indologjia, BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Bogdan Bakshev, vizatuar nga Vasill Goranov

Prezantuan historinë më të vjetër bullgare nga shekulli i XVII-të

Një riprodhim i dorëshkrimit të peshkopit Petër Bogdan "Për lashtësinë e atdheut dhe për çështjet bullgare" - traktati i parë historik për Bullgarinë, që i paraprin gati një shekull të famshmes "Historia sllave bullgare" nga At Paisij , u prezantua..

botuar më 24-05-21 3.36.MD

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD