Më 16 dhjetor është premiera e dokumentarit “Unë isha Jack Kerouac” me regji të Liza Boevës. Ai i është kushtuar brezit “beat” – një temë mbi të cilën gruaja e re ka mbrojtur doktoraturë dhe tani doli në treg edhe një libër i saj. Filmi është bërë me përkrahjen e Universitetit të Ri Bullgar. Në thelbin e tij ka intervista unikale, të xhiruara në SHBA, bashkë me Icko Fincin. Në film aktori interpreton një rol interesant. Pyetjes se çfarë është ky rol, Liza i përgjigjet: “Në fakt ai është diçka si kor në një pjesë të lashtë greke. Ai bën lidhje midis akteve dhe e shpjegon historinë.” Përgjigja mund t’ju duket madje e çuditshme, por vetëm në qoftë se nuk i keni parë projektet e tjera të duetit krijues. Ata gjithmonë zgjedhin territore të panjohura dhe pikëpamje origjinale.
“Tema për britanikët dhe hipit, mbi të cilën jam duke punuar që prej shumë vitesh, përfshin periudhën që nga viti 1947. Atëherë ka qenë udhëtimi i parë i Kerouac-ut me autostop, i përshkruar në librin e tij “Në rrugë”. Kam arritur deri në vitin 1973-1972. Thënë në përgjithësi, lëvizjet janë tri – britanikët, hipstërët dhe hipit. Tani për tani e kam studiuar këtë segment historik.
Filmi përfshin vetëm brezin beat. Në vitin 2007 bashkë me Ickon ishim në hapjen e Muzeut të Britanikëve në San Francisko. Atje libri “Në rrugë” është ekspozuar në të gjitha gjuhët, përfshi dhe në gjuhën bullgare. U takuam me disa prej bashkudhëtarëve të Kerouac-ut në udhëtimet e rikrijuara në roman. Posaçërisht për ngjarjen kishte ardhur Carolyn Cassady, prototipi protagonistes letrare Kamij Moriarti. Ajo është e shoqja e Neal Cassady. Në veprën e Kerouac-ut ai është Dijn Moriarti. Atje ishin edhe tre djemtë e tyre. Patëm një bisedim shumë të këndshëm, të cilin e incizuam. Karolin na tregoi gjëra shumë interesante. Gjatë udhëtimit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq mësuam se ajo ka vdekur. Al Hinkël (i cili në libër është përshkruar si Dënkëli i Madh), na ftoi në San Hose. Ai bisedoi me ne orë të gjata. Kur i thash atij se çfarë ndikimi ka pasur ky libër mbi disa breza bullgarësh dhe mbi vetë mua, ai ishte shumë i befasuar. Ai u habit shumë se ne, që vijmë nga një shtet i panjohur për të, interesohemi për këtë histori. Patëm dhe bashkëfolës të tjerë. Ata na treguan ngjarje të njëjta, çdonjëri prej tyre nga pikëpamja e tij. Për shembull se çfarë sipas tyre e ka asgjësuar Kerouac-un, për jetën vetëvrasëse të Nil Kasidit... Mësuam shumë hollësi të papritura. Sigurisht që do të jetë më mirë për ta parë vetë filmin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte)...