Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një regjistër online na prezanton monumentet e kryeqytetit

БНР Новини

Rreth 2000 janë monumentet, skulpturat dhe basorelievet, kushtuar personaliteteve të dalluar dhe ngjarjeve historike në kryeqytetin bullgar. Rreth disave kalojmë çdo ditë dhe i njohim shkëlqyeshëm, por për të tjerët as që dyshojmë. Deri vonë informata për historinë e tyre dhe simbolikën ishte e shpërndarë dhe shumë e vështirë për t’u gjetur, por tanimë është e pranishme në një vend në adresën http://www.registersofia.bg/. Projekti realizohet nga Bashkia e Kryeqytetit në bashkëpunim me Muzeun Historik Regjional në Sofje. Deri në këtë moment në regjistër janë të përfshirë mbi 200 objekte nga të gjitha rajonet e kryeqytetit, të cilat janë një pjesë nga kujtimi i qytetit, kurse baza e të dhënave vazhdimisht po shtohet.

Më shumë për qëllimet e tij, do të mësojmë nga zëvendës-kryetari i Bashkisë së Kryeqytetit mbi kulturën dhe arsimin Todor Çobanov:

Kujtimi i qytetit përfshin jo vetëm vet rrugët, emërtimet e tyre, sheshet, por dhe çështjen shumë të rëndësishme për monumentet tona. Objekte, të cilat mbajnë në vetvete kujtimin historik dhe na rikujtojnë për ngjarje të tilla të rëndësishme dhe personalitete, vende dhe elemente artistike, të cilat kanë rëndësinë e vet për kujtimin kolektiv të kryeqytetit. Në përshtatje me ndryshimet në rregulloren për emërtimin dhe ndërrimin e emrave të objekteve bashkiake, detyra të përgatisë një regjistër unik i të gjithë vëllimit të monumenteve dhe të elementeve artistike, i qe dhënë Muzeut tonë Regjional Historik. Qëllimi i regjistrit është të japë një informacion të pranishëm për to – ku gjendet, si ngjajnë, statusi i tyre dhe i kujt autori janë. Vëllimi i punës është shumë i madh. Përpara rreth një viti në arkivin e muzeut përmbahej një informacion për rreth 500 objekte por me përfshirjen e të ashtuquajturve elemente artistike, ky numër do të kalohet shumë herë.

Mungesa e një regjistri të ngjashëm deri në këtë moment i dedikohet faktorëve të shumtë, mes të cilëve përfshirjen e elementeve artistike dhe dekorative, të cilat janë një pjesë nga mjedisi i qytetit. Po kështu disa monumente dhe pllaka përkujtimore janë të vënë në bazë të ndonjë shkaku jo shumë të qartë, kurse autori i tyre është krejt i panjohur. Një shembull i tillë është skulptura e një koke të një hani bullgar, për të cilin nuk dihet asgjë, e vënë përpara një banese në lagjen Llozenec. Nga muzeu shpresojnë që vullnetarë dhe stazhier t’u ndihmojnë për mbledhjen sa më të shpejtë të informacionit të duhur për autorët e monumenteve. Qytetarë të cilët kanë foto dhe e dinë historinë e një monumenti të caktuar, po kështu mund t’i ofrojnë. Tani për tani sajti është i pranishëm në gjuhën bullgare, por kur të mblidhen të dhëna të mjaftueshme për objektet, parashikohet të formohet dhe një version në gjuhën angleze.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bota e Trakëve" është një park për adhuruesit e trashëgimisë antike

Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..

botuar më 24-07-07 10.30.PD

Heraklea Sintika shpërbleu arkeologët me një zbulim të ri të rëndësishëm

Në qytetin antik të Heraklea Sintika, u zbulua një statujë dy metra shumë e ruajtur me kokë. Është bërë nga një mjeshtër që përdori një bllok të tërë mermeri në shekullin II pas Krishtit, kur kjo praktikë ishte tashmë arkaike. Tipi ikonografik është i..

botuar më 24-07-05 10.46.PD
Patriku Daniill

Bullgaria iu lut Zotit për patrikun e saj

Në Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, kur Kisha jonë Ortodokse përkujton Koncilin e 12 Apostujve dhe kujtimin e të gjithë martirëve dhe rrëfimtarëve të njohur dhe të panjohur të Krishtit, besimtarët në Bullgari u shpërblyen për besimin e tyre. Mezi ka më..

botuar më 24-07-02 2.42.MD