Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Standardi i jetesës dhe premtimet parazgjedhore

БНР Новини
Foto: BGNES

Standardi i jetesës në Bullgari është më i ulët në tërë Evropën. Kjo dihet prej kohës edhe nga qeveritarët, edhe nga qytetarët, edhe nga sindikatat, edhe nga partitë politike. Varësisht nga ideologjitë e mbrojtura dhe pikëpamjet ekonomike, qeveritarët e ndryshëm gjatë 30 vjetëve të fundit përpiqeshin të merrnin masa për rritjen e të ardhurave të bullgarëve dhe për përmirësimin e nivelit të cilësisë së jetesës së tyre. Disa përkrahnin tezën neoliberale, se secili merr aq, sa ka prodhuar. Kurse të tjerët – kryesisht përfaqësuesit e së majtës, theksonin mbi domosdoshmërinë për t’i ndihmuar njerëzit me më shumë para publike dhe ndihma sociale.

Gjatë viteve të fundit në krye të shtetit ishin dy qeveri të kryeministrit Bojko Borisov, i cili është shefi i partisë së qendrës së djathtë GERB. Politika ekonomike dhe financiare e këtyre qeverive tregonte se ai është përkrahës i formave më të pastra të marrëdhënieve tregtare në tregun e punës, d.m.th. për më pak ndërhyrje të shtetit në sferën sociale. Theksi ishte vënë mbi projektet e mëdha me vlerë të lartë për autostrada, rruga, gazsjellës dhe lidhje tubacionesh dhe projekte të tjera infrastrukturore. Për to ishte përdorur resursi kryesor financiar i shtetit. Të varfëritë, të sëmurët dhe të moshuarit nuk qenë në qendrën e vëmendje së dy qeverive në fjalë.

Dhe ndoshta për këtë arsye në zgjedhjet presidenciale në fund të vitit të kaluar fitoi kandidati i përkrahur nga Partia Socialiste Rumen Radev. Ky fakt përforcoi ambiciet e socialistëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga ana tjetër u bë e qartë, se pavarësisht nga rëndësia e padiskutueshme e projekteve infrastrukturore, “bullgarët nuk hanë asfalt” – siç komentojnë kritikët e politikës së Bojko Borisovit.

Fushata paraelektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare akoma nuk ka filluar. Pavarësisht nga kjo dy partitë kryesore – GERB dhe Partia Socialiste Bullgare tashmë prezantuan programet e tyre ekonomike dhe sociale, me të cilat do të konkurrohen para zgjedhjeve. Ato nuk dallohen në mënyrë të konsiderueshme. Po t’i lexoni do të mendoni, se problemet e të varfërve në Bullgari janë para fundit të tyre, se së shpejti pensionet, pagat në sektorin publik, kompensimet dhe ndihmat sociale do të bëhen më të larta.

Kundërshtimi kryesor që mbetet mbas unanimit të dukshëm të oponentëve politikë është në këtë a duhet të harxhohen për njerëzit rezervat dhe tepricat e grumbulluara buxhetore, apo për asfalt, po të flasim në mënyrë figurative. Sindikatët janë kategorikë, se dëshirojnë para për familjet, punëdhënësit janë kundër ndërtimit të projekteve gjigante infrastrukturore me para publike.

Se çfarë do të bëhet në zgjedhjet e ardhshme është vështirë që të prognozohet, sepse sipas analizave sociologjike diferencat në përqindje midis dy oponentëve kryesorë janë tepër të vogla. Vetëm mund të thuhet se në Bullgari po vëzhgohet një valë e majtë, me orientim social dhe me një ndjeshmëri më të madhe për shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm. Për fat të keq kjo situatë provokon kujtime jo të mira – herën e fundit, kur partia e majtë erdhi në pushtet, jo vetëm se nuk bëri diçka të mirë për mirëqenien e bullgarëve, por bile përforcoi dallimet sociale – të varfëritë u bënë më të varfër, të pasurit u pasuruan akoma më shumë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD