Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme thirri Ambasadoren bullgare në Turqi Nadezhda Nejnski për konsultime në Sofje një javë pasi protestoi kundër deklaratave të një ministri turk në përkrahje të një partie të veçantë bullgare, gjë që konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme. Ditën e thirrjes së Ambasadores u bë e qartë se një kryetar bashkie në Turqinë Jugperëndimore u ka bërë thirrje të gjithë bullgarëve të shpërngulur atje me origjinë turke për të votuar më 26 mars kështu që turqit në Bullgari të bëhen më të fuqishëm dhe turqishtja të bëhet gjuhë zyrtare. Të njëjtën ditë Presidenti Rumen Radev zhvilloi me ambasadorët e Austrisë, Gjermanisë, Francës dhe të Holandës në Bullgari një takim, në të cilin solidariteti u caktua si parim kryesor në garantimin e sigurisë së shteteve nga BE-ja dhe në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit, siç është edhe kufiri i Bullgarisë me Turqinë. Vëzhguesit politikë komentuan se “Arroganca e madhe e personave turq zyrtarë dhe jozyrtarë ndaj sovranitetit të Bullgarisë” është ndërprerë nëpërmjet një seri masash të ndërmarra nga institucionet bullgare.
Për masa të tilla filloi të flasë para tri ditësh Kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov. Pas bisedimeve me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet speciale, ai saktësoi se janë marrë masa për forcimin e mbrojtjes në kufirin bullgaro-turk për shkak të shqetësimeve për rritje të presionit të migracionit gjatë disa ditëve të afërta. Dje Ministri i Mbrojtjes Stefan Janev komentoi se situata në kufi është e zakonshme, kurse Komisioni Evropian ripohoi para Radios Kombëtare Bullgare se nuk ka sinjale për fluks migracioni drejt Bullgarisë përmes kufirit turk. Mirëpo, Ministri Janev ripohoi se qeveria disponon plan veprimi, në rast një problemi të tillë.
Informacioni i paktë rreth thirrjes së Ambasadores Nejnski në Sofje dhe bisedimeve të Presidentit Rumen Radev me ambasadorët e Austrisë, Gjermanisë, Francës dhe të Holandës janë një shenjë e qartë se tani për tani Sofja përmbahet nga veprimet radikale dhe e koordinon pozitën e saj me partnerët nga BE-ja, për shkak të ngjarjeve eventuale më dramatike në konfrontimin e Turqisë me Evropën. Kur do të kthehet Ambasadorja Nejnski në postin e saj në Ankara – kjo nuk mund të parashikohet, por ka pak të ngjarë që kjo të ndodhë para zgjedhjeve më 26 mars.
Javën e kaluar Kryeministri Ognjan Gerxhikov shprehu shpresë se nuk duhet arritur deri te masa përfundimtare, si ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike, por një burim diplomatik ka komentuar para gazetës “Sega” se thirrja e Ambasadores Nejnski në Sofje është shenjë e vendosmërisë së shtetit për të ndërmarrë masa të tjera.
Duhet shënuar se sa i përket kësaj çështjeje delikate qeveria teknike vepron në një situatë shumë të vështirë. Nga njëra anë ajo duhet të reagojë ndaj kundërshtimeve dypalëshe rreth votimit në zgjedhjet e pritura para afatit jo vetëm në territorin e Bullgarisë, por edhe në territorin e Turqisë, ku ka qindra mijë bullgarë të shpërngulur me origjinë turke. Në këtë aspekt kabineti “Gerxhikov” është thirrur nga disa forca të djathta dhe nga disa forca nacionaliste për të rishqyrtuar hapjen e seksioneve zgjedhore në Turqi. Pritet që qeveria teknike të garantojë se Turqia nuk do të përzihet në zgjedhjet tona edhe nëpërmjet dërgimit të shtetasve të shpërngulur bullgarë me origjinë turke për të votuar në Bullgari. Nga ana tjetër, qeveria ndodhet nën tension nga disa forca politike, që të ndërmarrë veprime të shpejta për sigurimin e forcave evropiane të sigurisë në kufirin me Turqinë.
Në këtë etapë kabineti konstaton se ashpërsia e reaksioneve i detyrohet faktit se si Bullgaria, ashtu dhe shumë shtete në Evropë, si dhe vetë Turqia janë në situatë paraelektorale, ku ka nevojë për një lloj të veçantë të të folurit. Nëse është kështu – kjo do të shihet në të ardhmen. Në Bullgari situata paraelektorale përfundon në fund të marsit, kurse në Turqi referendumi do të jetë në fund të prillit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..