Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikolla Rahnev: “Në zemrën time kam një pyll”

БНР Новини

Në bisedat për energjitë e natyrës Mësuesi Petër Dënov këshillon pasardhësit, që në radhë të parë të shfaqin dashurinë e tyre ndaj një peme. Për shembull të mbjellin nga një farë një mollë, të kujdesen për të përderisa rrit dhe fillon të japë fryte. Me këtë mollë njeriu duhet të matë dashurinë, të cilën e mban në shpirt. Sipas Mësuesit Petër Dënov, njeriu vepron kundër natyrës dhe në këtë mënyrë vet shtyn dobi të çmueshme, të cilat i siguron jeta tokësore.

СнимкаAto fjalë nuk ishin të kota, sepse bullgarët e sotëm gjithnjë e më shumë kthehet te natyra për të rivendosur karmonin e humbur. Një pjesë prej synimit të sinqertë të të rinjve për ajër dhe për ujë të pastër nën qiellin amtar është Fushata Kombëtare e Mbjelljes së Pemëve “Prolet 2017”, ose “Pranvera 2017”. Prapa saj qëndrojnë bashki dhe institucione shtetërore, ndërsa ideja i përket një burri të ri të vendosur të mbjellë pemë në Bullgari. Ky është Nikolla Rahnev, ndërsa nismën e tij përhapur në rrjetet sociale, e përkrahin mijëra bullgarë. Nëpërmjet fushatave të organizuara prej tij, 5 vitet e fundit u mbollën përafërsisht 170 mijë pemë në territorin e mbarë Bullgarisë. Në pyllëzimin përfshihen qindra vullnetarë dhe vit pas viti numri i tyre po rritet.

СнимкаFushata e sivjetshme e pyllëzimit tashmë filloi. Pritet që deri në përfundimin e saj të mbillen 5 mijë fidanë. “Më se 160 bashki shprehën dëshirë të marrin pjesë – rrëfen Nikolla Rahnev. – Kur njeriu mbjell të paktën një pemë, pak ose shumë ai ndryshon diçka në vet veten. Bëhet më përgjegjës, më të kujdesshëm ndaj natyrës, dhe ndaj shoqërisë. E kam bërë përfundimin, se ne njerëzit duam çdo gjë për të cilën kujdesemi. Një dashuri të tillë shfaqim ndaj fëmijëve, ndaj kafshëve, edhe ndaj disa sendeve. Po kjo ndodh kur shfaqim kujdes edhe ndaj natyrës. Kështu dalë ngadalë te ne formohet një kujdes ndaj ajrit, ujit, pemëve. Fushata e tanishme e pyllëzimit ka dy komponentë – nga njëra anë bëjmë një pyllëzim vullnetar në rajonet e qyteteve Veliko Tërnovo, Gabrovo, Varna, Shumen, Razgrad, Tërgovishte dhe dhjetëra të tjerë. Nga ana tjetër bashkëpunojmë me 300 kopshte dhe shkolla. Atyre u dhurojmë nga 100 pemë, të cilat fëmijët duhet të mbjellin të përkrahur nga ne dhe nga prindërit.

СнимкаKa një proverb, që njeriu duhet të mbjellë të paktën një pemë në jetë” – thekson bashkëbiseduesi. Sipas tij është e domosdoshme të mbillen më shumë pemë, sepse përafërsisht 11 miliard për vit është bilanci negativ i pemëve të prera në krahasim me numrin e pemëve të mbjella. Nikolla Rahnev është i qetë për fushatën e re të pyllëzimit, sepse tashmë disponon një fidanishte, e cila është plotësisht për realizimin e qëllimeve të nismës së tij vullnetare. E quan “Fidanishten e ëndrrave”. Vendi është një objekt i vjetër pyjor, i cili prej 8 vitesh ishte lënë pas dore. Mirëpo, Nikolla Rahnev ndihmoi që jeta në të të rikthehet dhe kështu ky vend u bë pjesë e pandarë e idesë për pyllëzimin në Bullgari. Lidhur me këtë vet ai shpjegon:

СнимкаKur mbjellësh dhjetëra mijë pemë, gjëja më e logjikshme është që vet të prodhosh fidanët. Vitin e kaluar, pasi kaluam një sërë peripecish burokratike, arritëm të marrim me qira këtë fidanishte për 10 vjet. Ajo ndodhet në fshatin Mallki Iskër, në afërsi të qytetit Etropole. Gradualisht po rikthejmë jetën në fidanishten dhe kështu kujdesemi për ëndrrat. Tashmë kemi 200 mijë pemë të cilat i rritëm nga farëra. Bëjmë konsultime me specialistë pylltarë nga ekonomi të ndryshme pyjore. Edhe ata janë të shqetësuar për natyrën dhe në zemrat e tyre ka pyll. Qëllimi më ambicioz, të cilin dëshirojmë të realizojmë deri në vitin 2020 është të arrijmë të mbjellim 1 milion pemë në mbarë Bullgarinë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: gorata.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD