Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva para BE-së: “Dezinformacioni është një problem serioz para sigurisë”

Foto: BGNES

Plani i veprimit kundër dezinformacionit, përgatitja e takimit të rregullt ministror BE – Liga e Shteteve Arabe, bashkëpunimi mes BE-së dhe ASEAN-it ishin temat kryesore të mbledhjes së parë për këtë vit të Këshillit “Punë të Jashtme”, që u zhvillua në Bruksel. Delegacioni bullgar udhëhiqej nga Zëvendëskryeministrja për Reformën Gjyqësore dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Ajo nënvizoi se dezinformacioni është një prej sfidave më të mëdha për sigurinë e Bashkimit. Ministrat ishin unanimë se ka nevojë jo vetëm për zbulim të shpejtë të rasteve të dezinformacionit, por edhe për shpalljen e tyre publike dhe se asnjë vend nuk mund t’i përballojë vetë problemet. U theksua se BE-ja do të bahskëpunojë mbi këtë temë me NATO-n dhe G 7-ën.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov bëri thirrje për një kabinet ekspertësh të dominuar nga GERB

Kreu i partisë GERB, e cila është fituesja e zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bojko Borisov, paralajmëroi se nuk është koha për ultimatume dhe zemërim. “Është koha për shtetin”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp që pas zgjedhjeve..

botuar më 24-06-13 1.31.MD

Zhbllokuan ndërtimin e autostradës “Struma” përmes Grykës së Kresnës”

Pas analizave dhe inspektimeve 6 mujore, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave lejoi përfundimin e autostradës “Struma” përgjatë trasesë së “Opsionit Lindje” përmes Grykës së Kresnës. Më herët instancat gjyqësore refuzuan edhe kërkesën për një..

botuar më 24-06-13 12.19.MD
Ylva Johansson

Pritet që Bullgaria të jetë anëtare e plotë e Shengenit deri në fund të vitit 2024

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për..

botuar më 24-06-13 10.51.PD