Nuk ka arsye të pritet krizë ekonomike gjatë dy viteve në vijim. Rritje e ekonomisë, edhe pse e ngadaltë, po regjistrohet si në Bullgari, ashtu dhe në Evropë dhe SHBA. Por madje të ketë një krizë të re, ajo do të krijonte mundësi për investime interesante. Kjo prognozë optimiste u bë nga ekonomistët dhe analizatorët në kuadrin e edicionit të dhjetë të forumit “Zhurma e Parave”.
Mirëpo, biznesi bullgar gjendet para një problemi serioz – mungesa e krahut të punës. Po vëzhgohet mungesë si e kuadrove me kualifikim të lartë, ashtu dhe e atyre me kualifikim më të ulët. Organizatat e punëdhënësve që prej kohe ngulin këmbë për një lidhje më të fortë midis ekonomisë dhe arsimit. Njohuritë për dituritë më të nevojshme gjatë shekullit XXI do ta orientonte arsimin në drejtimin e duhur, gjë që do të ishte në dobi si të biznesit, ashtu dhe të vetë pjesëmarrësve të ardhshëm në tregun e punës.
Tani për tani një prej masave preventive për inkurajimin e nëpunësve cilësorë është që punëdhënësi t’u tregojë se ata janë të respektuar dhe se rezultatet e punës së tyre janë të dukshme dhe e ndihmojnë zhvillimin e kompanisë, ku punojnë. Sipas fjalëve të Stefi Andreevës – udhëheqëse e degës “Transport dhe logjistikë” në Qendrën e Shërbimeve të Ndara të një kompanie amerikane, që merret me shitje-blerje drithërash, nëpunësit e mirë gjithashtu kërkojnë një atmosferë pozitive dhe një ekip të mirë, i cili t’u japë atyre mundësi që të jenë të dobishëm me njohuritë e tyre. Sipas saj punëdhënësit duhet të jenë të qartë se në qoftë se në momentin e tanishëm nëpunësi është i kënaqur për pozitën e vet, pas një viti, ose madje më pak, kjo mund të mos jetë kështu, sepse interesat e njerëzve ndryshojnë. Prandaj është me rëndësi që nëpunësi të inkurajohet dhe aftësitë e tij të zhvillohen. Gjatë një debati në kuadrin e forumit “Zhurma e Parave” iu kushtua vëmendje zotërimit të gjuhëve të huaja për gjetjen e një pune të paguar mirë. Çdo një gjuhë është një pasuri, është e mendimit mësuesja Donika Lluleva, por e vërteta është se sot anglishtja është një gjuhë e detyrueshme. Në të njëjtën kohë njerëzit të cilët zotërojnë gjuhë lindore janë shumë pak, ndërsa rëndësia e këtyre vendeve për ekonominë dhe biznesin do të bëhet gjithnjë e më e madhe.
Një prej faktorëve kyçë për zhvillimin e një fëmije që në fëmijërinë e hershme është dëshira e tij që të ecë përpara, por është me rëndësi se si do të inkurajohet ai nga familja. Darin Maxharov – krijues i një platforme të njohur te ne për video-mësime vuri në dukje se kurrë nuk ka qenë i kënaqur vetëm me mësimet në shkollë, por gjithmonë ka kërkuar diçka suplementare, ka marrë pjesë në shumë gara dhe ka fituar shumë çmime dhe gjatë tërë kohës e ka ndier përkrahjen e familjes së vet. Darin na tha se megjithëse se e ka marrë arsimin e vet jashtë, ai gjithmonë ka ëndërruar për t’u kthyer në Bullgari, që t’i përdorë dituritë e përfituara te ne.
“Për mua nuk ka temë më të rëndësishme nga arsimi. Unë dua të jetoj ndër sa më shumë njerëz të lumtur në Bullgari – vuri në dukje ai para mikrofonit të Radio Bullgarisë. Janë të lumtur ata njerëz, të cilët i kanë arritur qëllimet e veta. Mirëpo, njeriu mund t’i arrijë këto qëllime në qoftë se disponon njohuritë e domosdoshme, të cilët do t’i përfitojë vetëm përmes arsimit.”
Darin Maxharov na tregoi se ideja për video-mësimet ka lindur kur e ka bërë doktoratën e vet në Belgjikë. Atëherë motra e tij shpeshherë i ka telefonuar, që të kërkojë ndihmë nga ai në matematikë dhe fizikë. Në një moment Darinit i ka bërë përshtypje se ajo i drejton pyetje të njëjta. Duke kuptuar se motra e tij shpesh e harron atë që ai tashmë i ka shpjeguar Darin vendos të xhirojë gjithçka në video, kështu qe motra e tij të mund ta shohë në çdo kohë. Pak pas kësaj ai fillon të marrë mesazhe nga bashkënxënësit e saj, të cilët e falënderojnë për shpjegimet e mira. Kështu Darini kupton se kjo që ai bën është shumë e dobishme, ai kthehet në Bullgari dhe themelon një kompani të vet, ku aktualisht punojnë 130 veta, të cilët kanë krijuar mbi 14 000 video me mësime dhe tekste për të gjitha lëndët mësimore nga klasa e parë deri në atë të 12. Kjo ide e realizuar me sukses është një shembull i shkëlqyeshëm i rolit kyç të arsimit për rritjen e një brezi të ardhshëm prej bullgarësh të suksesshëm, të talentuar dhe të arsimuar, të cilët do t’i ndryshojnë tendencat negative në tregun e punës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: profit.bg
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..
Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT)...