Në Nju Jork ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë dhe Rumanisë miratuan një deklaratë të përbashkët për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Para Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme pohojmë se zgjerimi i Bashkimit Evropian në regjionin tonë është një investim strategjik dhe i leverdishëm për të dyja palët në sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës. Hapja e negociatave për aderim do t’u japë mundësi Shkupit dhe Tiranës që të përqendrohen mbi reformat e domosdoshme. Në të njëjtën kohë Bashkimi Evropian do të mund t’i ndjekë drejtpërsëdrejti proceset e përparimit në zbatimin e marrëveshjeve të fqinjësisë së mirë - Traktatit të miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisës së Veriut dhe Marrëveshjes së Prespës ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në dokument.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..