Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja bullgare është për vizitë në Kazakistan

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: BGNES

Zhvillimi i bashkësisë bullgare në Kazakistan ishte tema e bisedimeve mes Nënpresidentes Ilijana Jotova dhe Presidentit të Kazakistanit Kassym-Jomart Kemelyevich Tokayev. Në vend bashkëjetojnë rreth 140 kombësi dhe etnose të ndryshme, ndërsa bashkësia bullgare është një nga më të vjetrat me statutin e pakicës bullgare. Bullgarët kanë pesë qendra kulturore. Theksi i bisedimeve ishte prania e bullgarëve në Parlamentin vendas dhe mësimi i gjuhës bullgare. Sofja është e gatshme të dërgojë një mësues profesional të gjuhës dhe letërsisë bullgare, ndërsa nga viti tjetër – të fillojë punë shkolla e së dielës në kryeqytetin Nursultan. Ka mundësi edhe për arsimimin e studentëve nga Kazakistani me origjinë bullgare. Nënpresidentja Ilijana Jotova është për vizitë dyditore në Kazakistan me ftesë të bashkësisë bullgare atje.

Më shumë nga rubrika

Nën 6% janë rastet e reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

367 janë rastet e reja të koronavirusit në vend, tregojnë 6 206 testet e kryera ditën e fundit të pushimeve për Pashkët. Mostrat pozitive janë 5.9%, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në të gjitha rrethet rastet e reja janë nën..

botuar më 21-05-05 8.43.PD

Helikopterë dhe avionë të Forcave Ushtarako Ajrore trajnojnë në qiellin mbi Sofje për 6 majin

Në qiellin mbi Sofjen sot helikopterë dhe avionë të Forcave Ushtarako Ajrore Bullgare do të bëjnë provë. Rasti është kremtimi solemn i 6 majit - Dita e Trimërisë dhe festë e Ushtrisë Bullgare. Makineritë do të kryejnë fluturime të përbashkëta në..

botuar më 21-05-05 7.20.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 423

Bojko Borisov: Bullgaria doli nga vala e tretë e Covid-19 Bullgaria doli nga vala e tretë e koronavirusit. Kjo u njoftua nga Kryeministri i dorëhequr Bojko Borisov, duke iu referuar një studimi i Institutit “Robert Koch”. Ai vuri në..

botuar më 21-05-04 5.56.MD
/de/tourism/listight">