Kuvendi Popullor miratoi në lexim të parë Buxhetin e Sigurimit Shtetëror Shoqëror për vitin 2020 me votat e deputetëve të Partisë GËRB dhe të Patriotëve të Bashkuar. Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë nuk përkrahën buxhetin e ri me motivin se nuk parashikohen mjaftë reforma. Në diskutimin e saj liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelia Ninova theksoi se qeveria krijon një situatë paradoksale, duke caktuar prag të varfërisë nga 186 euro për vitin 2020 dhe pension minimal për stazh të sigurimit dhe moshë nga 112 euro. Buxheti parashikon që rroga minimale e punës nga 1 janari i vitit 2020 të bëhet 312 euro. Ministri social Biser Petkov tha se projekt buxheti i propozuar është realist dhe i realizueshëm dhe janë të minimizuara rreziqet në plotësimin e tij.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..