Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banskoja renditet ndër vendpushimet më të preferuara dimërore në Evropë

Foto: banskoski.com

Qyteti Bansko (Bullgari Jugperëndimore) është një nga destinacionet më të bukura dhe më tërheqëse për skiatorët, tregon klasifikimi i gazetës zvicerane “Blik”. Me sa Bullgaria nuk është në listën e qendrave klasike dimërore, këtu mund të gjeni kushte perfekte për ski dhe jo aq shumë njerëz në pista.

Vendpushimi më i vjetër dimëror në Bullgari – Borovec ndodhet në malin Rila dhe ka pothuaj 60 kilometra pista. Në qendrën moderne për ski Bansko ndodhet një nga pistat më të gjata në botë. Nga maja Todorka deri në finale në luginën poshtë majës kilomatrat janë 16 dhe lëshimi është me ndryshim lartësie prej 1600 metra. Këtu majat e malit Pirin ngrihen në lartësi mbi 2600 metra dhe kur moti është i kthjellët nga majat mund të shihet Deti Egje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi parlamentar i DPS-së ndahet, mandati i dytë i kabinetit shkon në PP-DB

Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..

botuar më 24-07-11 11.16.PD
Ahmed Dogan (majtas) dhe Deljan Peevski

Dogan kërkoi dorëheqjen e Peevskit dhe të mbështetësve të tij në DPS

Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..

botuar më 24-07-11 9.26.PD

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD