Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rruzarja blihet me zemrën

4
Foto: arkiv personal

Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se si është krijuar rruzarja /tespihe/. Ka mite të ndryshme. Sipas njërit prej tyre një budist i tha një indiani analfabet se duhet të lexojë 108 lutje. Indiani iu përgjigj se nuk mund të numërojë, prandaj budisti i përgatiti një tespihe prej 108 bërthamash duke i thënë se për çdo një lutje duhet të numërojë një bërthamë – na tregoi koleksionuesi S.V. nga Sofja. Rruzaren e parë ai e ka blerë që në moshën 14 vjeç. Tani, 50 vjet më vonë, ai po vazhdon ta plotësojë koleksionin e vet të vlershëm.

Rruzaret janë disa prej atributeve më të njohura në të gjitha fetë, të cilat përdoren për numërimin e lutjeve dhe mantrave. Ato që janë më të përhapura përbëjnë një fije të fortë prej mëndafshi apo leshi me një numër të caktuar nyjash, ose topash të vegjël të renditur të punuar prej materialesh të ndryshme:

Tespihet ortodokse, të cilat janë bërë në Malin e Shenjtë, janë prej leshi të zi. Janë me ngjyrë të zezë, që të tregohet në këtë mënyrë trishtimi se Krishti ka vdekur. Janë bërë prej leshi, sepse njerëzit kanë qenë të varfër. – na tregon koleksionisti. – Më vonë fillon prodhimi i tespiheve për më të pasurit gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Rruzarja tashmë është prej qelibari dhe prej gurësh të tjerë të çmuar, ose gjysmë të çmuar dhe flet për statusin e pronarit. Këtu më e rëndësishmja është fundi i rruzares. Është i madh dhe i bërë preh mëndafshi të butë, derisa në botën ortodokse rruzarja është e zezë dhe mbaron me një kryq.

Rruzarja mund të jetë bërë prej bërthamash, agati etj.

Ekzistojnë tespihe të argjendta dhe madje të arta, por ato më tepër tregojnë kotësinë e pronarit të tyre.


Më të bukurat janë prej qelibari ose faturani. Faturani është rrëshirë prej pjesëzash qelibari, bakeliti etj., e cila ngjyroset me konjak, ose me verë të kuqe. Nganjëherë, që të ndryshohet ngjyra, shtohen bojëra artificiale. Për fat të keq kjo recetë u zhduk në Luftën e Dytë Botërore. Po them “për fat të keq” sepse faturani pasi ngrohet nga trupi fillon të lëshojë një erë shumë të këndshme. Kohët e fundit njerëzit janë pushtuar nga një mani – rruzares së bukur prej qelibari i vendoset një varg i argjendtë, derisa lëvizet – shënon S.V.

Një prej rruzareve më interesante në koleksionin e tij është bërë prej “usuri” – një lloj korali të zi, i cili quhet gjithashtu “pema e detit”. Ajo është më specifike për shkak të materialit dhe është vështirë të gjesh një rruzare të tillë të vërtetë.

Kam një rruzare shumë të bukur dhe interesante të bërë prej brirëve të buallit nga Afrika. Kam një tjetër të argjendtë nga babai im dhe disa me topa të ndryshëm të vegjël – prej argjendi, agati dhe oniksi. Një rruzare tjetër origjinale që e kam blerë në Ohër – ajo është prej sedefi.

Më shumë më pëlqen rruzarja me topa të verdhë të vegjël. Ajo nuk është diçka speciale, por më pëlqen ndoshta sepse ka një pamje më të vjetër – thotë koleksionisti dhe shton se sot rruzarja përdoret edhe si aksesor modern, edhe si një mjet kundër stresit, për përqendrim dhe për qetësimin e nervave.

Gjithmonë kam në xhepin tim një rruzare të vogël, me 8 topa të vegjël. Dhe kur mendoj për diçka, ose kur jam i lodhur e lëviz nëduar – thotë kryeqytetasi.

Në Bullgari, në dallim të Greqisë dhe Maqedonisë, rruzarja nuk është kaq e përhapur dhe nuk ka dyqane të specializuara, ku të shiten. Rrallë haset diçka që të tërheqë syrin dhe zemra jote të lëkundet – thotë koleksionisti.

A duhet të jesh fetar, që të kesh rruzare?

Në të kaluarën po, por tani nuk duhet – përgjigjet koleksionuesi. – Unë kam një koleksion prej rruzaresh dhe jam ateist. Çështja është nëse të pëlqen, nëse të qetëson, kjo është e rëndësishmja.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD