Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjersha dhe poezi të reja, letra dhe dokumente, hedhin dritë të re mbi jetën e krijuesit bullgar Pejo Javorovit

Foto: BGNES

Vjersha të panjohura deri në këtë moment të poetit të madh bullgar Pejo Javorov do të botohen në një libër dhe shumë shpejt do të arrijnë deri tek adhuruesit e fjalës poetike. Përveç tyre në vëllim ka letra dhe dokumente të poetit, me vlerë të veçantë. Reliktet e vlefshme u zbuluan nga një person privat, i cili ia paraqiti Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet, me lutje të konfirmohet se janë autentike.

Mes 19 dokumenteve, të cilat janë nga tetori i vitit 1912, dallohen 4 letra drejtuar veprimtarëve të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare në Maqedoni Todor Aleksandrov, Hristo Çernopeev, Tane Nikollov dhe Todor Todorov. Krahas kësaj ka dokumente të lidhura me punën e poetit Javorov si kryebashkiaku i parë i bashkisë së qytetit Goce Dellçev, një copë prej një flamuri të vënë në kornizë dhe katër fatura. Ana autentike e tyre u dëshmua në mënyrë kategorike nga docentja Millkana Boshnakova - historiane dhe arkiviste.

Botimi i ri “Javorovi i panjohur” përmban momente interesante nga jeta e poetit, nga periudha, kur për herën e dytë ai nisi si komandant i reparteve të vullnetarëve opëlçenas për të luftuar për çlirimin e Maqedonisë. Mirëpo, me më shumë ndikim janë tri vjersha të panjohura deri tashti me vlerë të madhe letrare. Ata u deshifruan nga docentja Millkana Boshnakova dhe u paraqitën në mënyrë grafike nga kritiku letrar dhe studiues Pllamen Totev.

Një nga mitet për personalitetin e Pejo Javorovit ka të bëjë me çastin, kur ai pushoi së shkruari. Sipas studiuesve ai hoqi dorë nga poezia pas vdekjes së dashurisë së tij të parë – Mina Todorova në vitin 1910. Detajet e porsazbuluara nga jeta e tij nuk e përkrahin këtë tezë në prag të përvjetorit të 142 të lindjes së poetit revolucionar (13 janar të vitit 1878). Dhe kjo datë na jep arsye të kujtojmë përmasën e veprës së tij dhe talentin e tij të madh poetik, që la gjurma të thella në kujtesën tonë kombëtare. 

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


ATDHEU

Të dua, atdhe, dhe më mundon

shpesh pikëllimi i hidhur për ty,

shpinëkërrusur nën zgjedhën e qindra emrave

tërheq i ngratë vargonjtë e tu...


Po çfarë je ti? Tokë brenda kufijsh?

Dhe kjo luginë dhe ajo kodër nën shi e stuhi tretur,

të njëjtën baltë kanë, njësoj të vdekur

sot janë të dikujt, nesër të një tjetri"...


Përktheu: Olimbi Velaj, "Antologjia e poezisë ballkanike", Athinë, 2000



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku janë librat e mi të fëmijërisë, më thuaj, o sanduku im i pluhurosur*

“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga..

botuar më 24-04-02 7.30.PD

Vepra të piktorëve Ivan Mërkviçka dhe Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri po dalin në ankand

Një ankand kushtuar artit bullgar modern dhe të pasluftës, duke përfshirë një përzgjedhje prej 104 veprash arti, do të mbahet në Sofje më 2 prill në Hyatt Regency Sofia, njoftoi BTA. Ndër eksponatet janë vepra ikonike të Jarosllav Veshinit dhe tre..

botuar më 24-03-31 8.15.PD
Kisha

Kisha “Shën Nikollaj” e Kolju Fiçeto më në fund mori statusin e monumentit kulturor

Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e..

botuar më 24-03-29 6.44.MD