Tani për tani rastet e regjistruara të COVID-19 në Bullgari janë 31, një prej të infektuarve – një grua me probleme të zemrës, vdiq. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme. Nga të gjithë 30 pacientët 10 nuk kanë aspak simptoma.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se megjithë gjendjen e jashtëzakonshme Bullgaria nuk ka shpallur kufizime në kufijtë e saj shtetërorë për shtetasit bullgarë. Ata mund të hyjnë në territorin e vendit, pavarësisht se nga ku vijnë, por me vendim të Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit do të vendosen në karantinë 14 ditore të gjithë që kthehen nga shtetet e riskut – Italia, Spanja, Irani, Republika e Koresë, Kina.
Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se Bullgaria garanton kalimin e qetë përmes territorit të saj, përfshi këtu dhe transportin transit. E njëjta gjë i përket transportit ajror dhe atij hekurudhor.
Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev aktualizoi masat kundërepidemike në territorin e Bullgarisë deri në 29 mars 2020, duke ndaluar vizitat në qendrat e mëdha tregtare, me përjashtim të bankave dhe të kompanive të sigurimeve.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dje çoi në blerjen në masë të ushqimeve dhe të materialeve higjienike nga dyqanet. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Tanva na siguroi se nuk ka shkak për panik, sepse prodhuesit bullgarë të produkteve ushqimore mund të kënaqin nevojën për disa muaj përpara.
Aktualisht shtëpitë turistike në male janë të mbyllura.
Qarku i Sofjes do të marrë nga Kina një dhuratë prej 6000 maskave mbrojtëse, të cilat do të mbërrijnë në vend deri në fund të javës tjetër.
Rekomandimet e Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme në lidhje me koronavirsin mund të lexohen në bullgarisht: https://www.mfa.bg/bg/customnews/main/24736 dhe në anglisht: https://www.mfa.bg/en/customnews/main/24737Përfaqësues të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut morën pjesë në një takim pune për hekurudhën e Korridorit Nr.8, njoftoi Ministria e Transportit. Nga institucioni saktësojnë se takimi i planifikuar për 16 tetor në Bruksel u mbajt më 31 tetor në..
Ditën e premte në mëngjes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat minimale do të jenë nga 5° deri në 10°, në Sofje 6°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara. Maksimumi do të..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski njoftoi se thërret konferencën e jashtëzakonshme kombëtare më 22 dhjetor në Sofje. Në një letër për mediat ai thekson: “Pas vetëpërjashtimit nga radhët e DPS-së të anëtarëve të niveleve të ndryshme të..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..