Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prifti Vasilij: Besimi është ai, i cili do të na shpëtojë!

Me vendosjen e masave të jashtëzakonshme kufizuese në Bullgaripër shkak të situatës epidemiologjike, në faqen e tij zyrtare Sinodi i Shenjtë shpalli, se liturgjitë në Katedralen e Patrikanës do të transmetohen në faqen Facebook të Patrikanës Bullgare. këtë mënyrë Kisha Ortodokse Bullgare u dha mundësi besimtarëve të marrin pjesë në liturgjitë dhe në të njëjtën kohë të respektojnë apelin e Shtabit Operativ Kombëtar të mbeten në shtëpitë dhe të mos mblidhen grupe njerëzish në një vend. Megjithëqë u siguruan mundësi të ndiqet liturgjia nga shtëpia, shumë besimtarë preferojnë të asistojnë personalisht në Shtëpinë e Zotit, ku bashkë me priftërinjtë të drejtojnë lutje speciale për shpëtim nga epidemitë e sëmundjeve të rrezikshme, ngjitëse dhe vdekjeprurëse. Disa prej besimtarëve edhe u kunguan sikur deshët t’u tregojnë të tjerëve dhe skeptikëve, se Kungata e Shenjtë është mbrojtja më e fortë. Në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë prifti Vasilij Sarjan nga kisha e kryeqytetit “Shën Shpërfytyrimi i Zotit” theksoi:


“Në se epidemitë përhapeshin në këtë mënyrë deri tani nuk do të kishte as kishë, as të krishterë. Si priftërinj ne vet përdorim sasinë e mbetur të kungatës në kupën e ritit. Sipas kësaj logjike deri tashti duhet të ishim vdekur, sepse ka njerëz të cilët kungohen pa ditur se janë të sëmurë. Dhe pikërisht këtu fshihet sekreti i besimit. Të gjithë ata të cilët janë kundër kungimit janë njerëz të cilët nuk kanë përfytyrim për çfarë bëhet fjalë. Njeriu mund të infektohet nga ku ai më së paku e pret. Mirëpo, në Kishën e Krishtit e dimë, se kungata është një zjarr i cili djeg si mëkatet e njerëzve, ashtu edhe sëmundjet e tyre.”

Kisha u drejton thirrje njerëzve kur vendosin të kungohen të bëjnë këtë vetëm me besim të thellë dhe të plotë. Vet Shpëtimtari ka thënë se erdhi për të sëmurët, të cilët janë si me sëmundje shpirtërore, ashtu edhe me to fizike. Ajo që i shpëton të krishterët është besimi i fortë. Me fjalëtBesimi yt të shërojë, shko në paqe!” Jisu Krisht shëroi gruan e sëmurë, e cila erdhi te ai me shpresë dhe besim për shërim nga sëmundja e rëndë e pashërueshme. Prandaj të krishterët besojnë, se kungata e cila përbën buka dhe vera, ose trupi dhe gjaku i Krishtit, janë ilaçi për çdo sëmundjeje. “Në se ndonjëri dyshon në kungatën, atëherë ai dyshon te Zoti, gjë që do të thotë se kryen blasfemi”, thekson prifti Vasilij dhe shton:

“Vet Zoti ka thënë, se në se do të pimë diçka helmuese në emër të Tij kjo nuk do të na dëmtojë. Kisha gjithnjë ka shëruar jo vetëm shpirtrat e njerëzve por edhe trupin e tyre. Ka mjaftë çudira të cilat e vërtetojnë këtë dhe e dimë se në mbarë historinë e kishës gjithnjë Zoti ishte ai, i cili nëpërmjet Kishës  i shpëtonte njerëzit nga fatkeqësitë, murtaja dhe epidemitë. Kështu që ne nuk dyshojmë në asnjë mënyrë nëse ndonjëri do të na infektojë përderisa do të jemi në kishë, kur bëjmë liturgjitë në emër të Zotit dhe kur kungohemi.”

Prifti Vasilij u bëri thirrje njerëzve të shfaqin arsye. Sipas tij sot secili duhet të tregojë më shumë inteligjencë. Në plan botëror rreth situatës që u krijua informacioni është i larmishëm, në rrjetet sociale gjithashtu ka thënie të ndryshme. “Kjo bëhet shkak për humbjen e sigurisë dhe bënë që njerëzit të frikësohen, të shqetësohen. Pikërisht në këtë mënyrë njeriu i dëmton vetvetes”, është kategorik prifti Vasilij:

“E dimë shumë mirë, se autosugjestioni ngandonjëherë sjell pas vetes pasoja të rënda. Njeriu mund të sëmuret dhe të vdesë në se do të fillojë të mendoj se është i sëmurë. Dhe përkundrazi me besim te Zoti në mënyrë të çuditshme njerëz me sëmundje të rënda shërohen. Edhe tani situata është e tillë – besimi është ai i cili do të na shpëtojë. Besimi është një forcë dhe në se ne jemi të bindur, duke iu referuar ndihmës hyjnore, asgjë nuk mund të na vret!”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD

Të rinjtë bullgarë fituan medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare e Kimisë

Nxënësit bullgarë u kthyen në shtëpi me një komplet të plotë medaljesh pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë Mendeleev në Kinë. Në konkurrimin e 151 pjesëmarrëse nga 26 shtete, ata fituan medalje ari, argjendi dhe..

botuar më 24-04-30 5.59.MD