Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Popullore Bullgare do t’i lejojë bankat tregtare për të shtyrë afatet e pagesës së kredive

Godina e Bankës Popullore Bullgare në Sofje
Foto: arkiv

Banka Popullore Bullgare do të caktojë kriteret për moratoriumet publike dhe private të pagimeve të kredive bankare. Vendimi do të jetë në bazë të kritereve të përpunuara nga Organi Unik Bankar i BE-së, saktësuan nga Banka Qendrore. Masa ka si qëllim të kufizojë dëmet ekonomike dhe financiare të pandemisë COVID-19. Kreditë do të klasifikohen sipas riskut nga mospagimi i tyre dhe do të kërkohen skema për shtyrjen e afatit të pagesës. Në këtë bazë Banka Popullore Bullgare do t’i lejojë bankat tregtare për të ndërmarr veprime kështu qe të kufizohen sa më shumë efektet negative të pandemisë COVID-19 mbi klientët e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 korrikun 2023

Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-07-22 7.25.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD
Kristian Vigenin

Nëse BSP merr mandatin e tretë, do të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh

Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..

rinovuar më 24-07-22 5.23.MD