Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi në kushtet e COVID-19

Foto: BGNES

Në kushtet e krizës që filloi pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend më 13 mars të këtij viti biznesi bullgar demonstron solidaritet dhe përgjegjësi sociale çdo ditë, megjithë dëmet që pëson.

Edhe në këtë situatë mbetet në fuqi rregulli se së pari duhet ta rregullosh shtëpinë e vet para se të fillosh ta rregullosh botën. Prandaj edhe detyra e parë e punëdhënësve ishte për të livruar resurse të konsiderueshme për ruajtjen e kapitalit të vet njerëzor, i cili është aktivi më i vlershëm i biznesit. Pothuajse kudo në vend firmat e vogla, të mesme dhe të mëdha kujdesen për shëndetin e nëpunësve të tyre. Jepen falas maska, doreza, veshje mbrojtëse, dezinfektues, vitamina, ujë mineral, pije të ngrohta. Dhomat e punës dezinfektohen rregullisht dhe bëhet çmos për kufizimin e kontakteve sociale. Punonjësit kanë të drejtën të punojnë në shtëpi. Kur puna nuk mund të kryhet pa praninë fizike të nëpunësit atëherë respektohen shumë strikt masat e shpallura nga qeveria.

Mirëpo, përgjegjësitë sociale të biznesit bullgar nuk janë vetëm ndaj nëpunësve të tij. Ai shfaq përgjegjësi për gjithçka që ndodh në vend për shkak të pandemisë.Kriza ekonomike që tashmë filloi kufizon konsiderueshëm mundësitë financiare të ndërmarrjeve, por megjithatë ato i vazhdojnë fushatat bamirëse. Livrohen para për personelin mjekësor, për blerjen e respiratorëve në spitale, për furnizimin e laboratorëve të rinj, për teste për diagnostikimin e koronavirusit, për remontet dhe riorganizimin e spitaleve dhe klinikave. Dhuratat e biznesit vetëm për rreth dhjetë ditë arritën 2.7 mln euro. Iniciatorët kryesorë janë tri spitale në Sofje – “Aleksandrovska”, “Pirogov” dhe Akademia Ushtarake Mjekësore. Mirëpo, edhe në rajonet e tjera të vendit biznesi nuk është indiferent ndaj ngjarjeve. Në shumë qytete organizatat ekonomike vendase u mobilizuan që të ndihmojnë spitalet dhe familjet nevojtare.

Shumë firma riorganizuan prodhimin e vet duke filluar të prodhojnë mjete mbrojtëse. Në Bullgari industria e tekstilit është zhvilluar shumë mirë dhe disponon një kapacitet të madh. Pikërisht këto ndërmarrje filluan të prodhojnë maska, syze, veshje mbrojtëse për popullsinë dhe për personelin mjekësor, i cili “lufton” në linjën e parë kundër COVID-19.


Organizatat e punëdhënësve propozuan krijimin e një Këshilli Ekonomik të Krizës, i cili ta ndihmojë qeverinë me këshilla dhe rekomandime kompetente dhe të koordinojë punën e rretheve afariste në drejtimet më të rëndësishme.

E gjithë kjo tregon se fitimi nuk është gjithmonë në vend të parë. Përkundrazi. Në rast nevoje interesat e drejtpërdrejta ekonomike mbeten në plan të dytë, që të zëvendësohen nga përgjegjësia sociale dhe solidariteti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borxhi i shtetit në vitin 2023 u rrit me 2 miliardë euro

Borxhi i jashtëm shtetëror i Bullgarisë në fund të vitit 2023 u rrit me 22,7% ose mbi 2 miliardë euro, krahasuar me fundin e vitit 2022, dhe arriti në 10 888 miliardë euro. Kjo është 11,6% e PBB-së, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare. Në dhjetor..

botuar më 24-03-04 12.50.MD

Një kompani gjermane për prodhimin e pjesëve të makinave investon në një ndërmarrje në Pleven

Kompania gjermane “Kayser Automotive” do të investojë në një ndërmarrje për prodhimin e pjesëve të makinave në Pleven, njofton faqja Investor. Madhësia e investimit nuk është bërë e ditur, por pritet që ndërmarrja të fillojë punën këtë vit në një..

botuar më 24-03-02 8.05.PD

Çmimi i karburantit në Bullgari po rritet

Mesatarisht, karburantet me pakicë në Bullgari janë rritur me 10 stotinka për naftën dhe 4 stotinka për benzinën gjatë muajit të fundit. "Çmimet janë plotësisht adekuate. Ato janë të lidhura me atë që po ndodh në tregjet ndërkombëtare të produkteve të..

botuar më 24-03-01 4.27.MD