Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Brainstorm” bullgar gjatë fundjavës kundër COVID-19

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkrah një “hackathon” 48 orësh për përpunimin e ideve dhe projekteve për përballimin e pasojave ekonomike të COVID-19 në Bullgari. Forumi do të zhvillohet gjatë fundjavës. Organizatori është Power of BG, i cili përfshin mbi gjysmën e IT kompanive në vend. “Hackathon”-i është i hapur për të gjithë. Çdonjëri që dëshiron mund të regjistrohet për pjesëmarrje në adresën https://hackcrisis.bg/ bëri të ditur Ministria. Në kanalin Looking_for_team të platformës SLACK pjesëmarrësit do të mund të gjejnë shoq skuadre dhe të punojnë së bashku mbi ide dhe projekte në kategoritë “Shpëto jetët”, “Shpëto bashkësitë dhe grupet e njerëzve” dhe “Shpëto bizneset”. Sipërmarrës të mëdhenj bullgarë do të luajnë rolin e mentorëve dhe do t’u japin këshilla skuadrave.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD