Që nga informacionet e para për përhapjen gjithnjë e më të gjerë të koronavirusit njerëzit filluan të blejnë sasi të mëdha preparatesh dhe xhelash dezinfektues. Në rrjetin e dyqaneve jo vetëm që u zvogëluan por edhe u zhdukën xhelat antibakterialë me të cilët pastrojmë duart jashtë shtëpisë. Mirëpo, doli që ata nuk janë efektiv kundër viruseve.
Shtetasit nuk janë mjaftë të informuar përsa u përket dezinfektuesve, theksoi Viktor Azmanov - pronar i një firme për dezinfektues. Në një intervistë për televizionin BTv ai shpjegoi, se çdo produkt testohet për të vërtetuar efikasitetin e tij dhe për të marrë regjistrimin përkatës.
“Me përqendrim më të ulët të përbërësve aktiv më lehtë asgjësohen bakteret, pas kësaj – kërpudhat, bakteri i tuberkulozit dhe në vend të fundit – viruset. Kjo do të thotë, se një preparat i testuar për të asgjësuar bakteri dhe i regjistrua si xhel antibakterial, nuk ka sesi të ketë fuqi kundër viruseve. Kjo për arsye se nuk është i regjistruar si i tillë dhe nuk ka institucion i cili të garantojë efikasitetin e tij. Thënë më thjeshtë xhelat antibakterial vrasin bakteret ndërsa biocidet dezinfektues kanë fuqi kundër viruseve” – shpjegoi Azmanov.
Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë botoi Regjistrin e biocideve të lejuara dhe të firmave të regjistruara të cilat prodhojnë dezinfektues.
“Është me rëndësi që produkti që blejmë të quhet dezinfektues ose biocid, por jo produkt antibakterial, sepse produktet antibakteriale janë të regjistruara si kozmetike dhe nuk kalojnë testimin e produkteve që janë kundër viruseve. Kur blejmë dezinfektues duhet të shikojmë mbi pakon se produkti ka regjistrimin përkatës. Ky regjistrim pas kësaj mund të verifikohet në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë” – këshillonViktor Azmanov.
Ai paralajmëroi se në kushtet e pandemisë në tregun bullgar dolën shumë firma të cilat shesin preparate të ndryshme. Ai shprehu shqetësim se ato nuk janë të testuara dhe të regjistruara sipas rendit ligjor. Dhe shton se brenda 20 viteve të fundit tek ne kishte nja 7-8 firma të cilat furnizuan spitalet me dezinfektues. Për më tepër se disa prej firmave ishin bullgare.
Është me rëndësi të dihet se dezinfektimi bëhet mbi sipërfaqe të pastër. Kjo do të thotë se së pari duhet të lajmë duart me sapun, gjë pas së cilës mund të dezinfektohemi me ndonjë produkt dezinfektues. Në se nuk ka se ku të lajmë duart me sapun mund të shfrytëzojmë dezinfektues, por në raste të tilla duhet të fërkojmë duart minimum 15 sekonda kështu që dezinfektuesi të pastrojë lëkurën e duarve.
Redaktor: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..
8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...
Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që..
Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në..
Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke..