Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarja Aneta Rinaldi në Romë: “Duhet të jemi të disiplinuar dhe të besojmë në kuptimin e ekzistencës sonë”

Foto: luxartroma.wordpress.com

Masat e rrepta të cilat u vendosën në shumicën e shteteve evropiane që të ndalohet përhapja e koronavirusit dështuan planet e qindra bullgarëve, të cilët nuk do të kthehen për festat e Pashkëve. Thirrja që të mos udhëtohet nga dhe për në Itali pranohet me dhimbje, por edhe me kuptim në këtë situatë të vështirë. Sipas Aneta Rinaldit, e cila tashmë 30 vjet banon në kryeqytetin italian, kjo është një periudhë e provave të rënda, sepse nuk do të mund të vizitojë prindërit e saj të moshuar në Sofje.

Megjithatë Aneta nuk e humb shpresën duke e ndjekur situatën, si në Romë, ashtu dhe në Sofje. Një prej sferave më interesante për Anetën është ajo e artit dhe kulturës, sepse ky është profesioni i saj – Aneta punon si dizajnere në atelie arkitekturore dhe pranë televizionit kombëtar. Ajo krenohet për punën e saj si drejtoreshë artistike e së ashtuquajturës “Galeri Bullgare” në Romë, sepse atje prezanton dhe popullarizon shembujt e artit bullgar. “Aktualisht galeria është e mbyllur, ne do të falimentojmë, por do të mbetet kontributi ynë ndaj kulturës.” – thotë Aneta Rinaldi.

“Në qoftë se kthehemi në histori, ka pasur edhe fatkeqësi të tjera të mëdha, si sëmundje, luftëra, pas të cilave ka pasur një zhvillim të madh të kulturës. Kjo flet për nevojën e madhe të njeriut për të besuar në diçka. Papa Françesku i bëri thirrje popullit italian për të mos pasur frikë por ta bëjë të domosdoshmen në këtë moment të rëndë. Duhet të jemi të disiplinuar dhe të besojmë në kuptimin e ekzistencës së njerëzimit. Kjo është fuqia e kulturës, të kemi liderë shpirtërorë dhe të jemi unikë në përpjekjet tona për të krijuar një të ardhme më të mirë. Desha t’ju tregoj për përshtypjet e mia personale mbi shoqëri dhe si bashkëpunëtore në vazhdim të shumë viteve në Radio Vatikanin. Megjithëse italianët thonë se nuk janë besimtarë, të cilët e praktikojnë aktivisht krishterimin, ata i respektojnë normat dhe vlerat fetare, të cilat u përkasin të gjithë njerëzve dhe kanë mbijetuar gjatë të gjithë këtyre shekujve. Kjo që më mahnit është dëshira e madhe e italianëve për të komunikuar, për ta ngritur nivelin e moralit nëpërmjet muzikës dhe këngëve, solidariteti i tyre. Këtë po e shoh edhe në Bullgari. Mirëpo,në Itali e gjithë kjo është shfaqje e patriotizmit të madh të italianëve. Përveç kësaj përsëri duhet të përmendim solidaritetin e tyre dhe kështu duhet shënojmë edhe një herë rolin e fesë, e cila na mëson se si të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të jemi të mëshirshëm, zemërdhembshur. Para pak kohe në Itali filloi të flitej për “të varfrit e rinj”. Disa prej tyre janë njerëz, të cilët sapo janë diplomuar, për shembull në degën e së drejtës juridike. Është paradoks, por studentët e sapombaruar nuk do të kenë kushte për ta filluar rrugën e tyre profesionale, për shkak të falimentimeve të shumta si rrjedhojë e kësaj stuhie. Atëherë do të gjendemi para situatës reale financiare, por shoqëria italiane është e gatshme për ta ndihmuar çdonjërin në përballimin e pasojave të krizës.”

Tani shoqëria në Itali e ka përqendruar vëmendjen e vet tek mjekët, ndër të cilët ka shumë të infektuar me COVID-19 dhe dhjetëra të vdekur. Ka shumë vullnetarë, të cilët i ndihmojnë ambulancat e Ndihmës së Shpejtë. “Kishte nevojë për 300 infermiere, ndërsa vullnetaret ishin 3700. Le të mos harrojmë edhe sanitarët, të cilët gjithashtu janë në linjën e parë të luftimit të sëmundjes” – tha akoma Aneta Rinaldi. Ajo vuri në dukje se komunikon gjithnjë e më shumë me bullgarët e shpërndarë në botë. Më shumë emocionohet nga sinjalet që vijnë nga atdheu. Këshilla e saj u është drejtuar kryesisht të rinjve dhe fëmijëve – të jenë më të disiplinuar dhe të mbeten në shtëpi deri sa të kalojë rreziku i infektimit.

“Në Itali u ndërmorën masa shumë të rrepta, ka gjoba prej 4-5 mijë eurosh, kontrollohen kartat e identitetit të njerëzve që dalin jashtë, policët janë disa herë më shumë nga kalimtarët në rrugë. Atje ku ka nevojë për një kontroll më të madh ka ushtarakë. Për fat të keq kishte debate nëse në këtë mënyrë nuk kufizohet liria personale e njerëzve. Momenti nuk është i përshtatshëm për reaksione të tilla. Duhet kontroll dhe disiplinë, që të mund të dalim nga kriza sa më shpejt.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD