Në qytetin Trjavna (Bullgari Qendrore Veriore) Presidenti Rumen Radev deklaroi se Bullgaria ka nevojë për një plan për dalje nga kriza e shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur për shkak të koronavirusit. Sipas Kreut të Shtetit që tani duhet të mendohet se si vendi të dalë nga gjendja e tanishme në mënyrën sa më të mirë. Në qoftë se përgatitja e një plani të tillë nuk fillon tani, ka rrezik që të ketë një valë të dytë të krizës në vend. Në Trjavna Radev vizitoi ndërmarrjen për prodhim armësh “Emko”. Udhëheqja e uzinës deklaroi se nuk kërkon ndihmë nga shteti por do që shteti të mos e vështirësojë për të eksportuar prodhimin e vet jashtë kufirit, ku është tregu i saj kryesor.
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..