Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre, automjetet me regjim të posaçëm, si dhe ato që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”, shpjegoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov.Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..