Më 19 prill gazetari televiziv bullgar Milen Cvetkov vdiq në një bulevard të kryeqytetit përderisa priste semaforin jeshil në xhipin e tij. Nuk shihen gjurma për të ndaluar nga xhipi i cili e goditi nga pas.
Tashmë disa ditë jemi dëshmitarë të reagimeve të llojllojshme - emocionuese, indinjuese, racionale... Presidenti Rumen Radev komentoi, se vdekja tragjike e gazetarit Milen Cvetkov tregoi një gjë e cila e kërcënon çdo shtetas bullgar: të bëhet viktimë e paligjshmërisë. Kryeministri Bojko Borisov e caktoi aksidentin si “një incident i rëndë dhe i fatkeq” dhe komentoi, se është i domosdoshëm ndryshim i shpejtë i legjislacionit.
Bashkimi “Bullgaria Demokratike” të cilën Milen Cvetkovi e përkrahte bëri thirrje për hetim objektiv dhe për masa për kapërcimin e faktorëve të njohur që prej vitesh të cilët u bënë shkak për incidentin. Disa prej tyre përfshijnë një program për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe reformë radikale të funksionimit të Kontrollit të Transportit Automobilistik.
Para Radios Kombëtare Bullgare eksperti Bogdan Millçev nga Instituti i Sigurisë Rrugore shprehu skepticizëm përsa u përket ndryshimeve. “Nuk mund të ndryshojmë sjelljen e njerëzve në rrugë përderisa ata e kanë ndjenjën se nuk ka shtet”.
“Kjo sepse imitojmë kontrollin, imitojmë ndërtimin e infrastrukturës së sigurt, imitojmë legjislacion, imitojmë stërvitje të shoferëve. Në vazhdimin të pesë viteve flasim për ndryshime në ligj, për ndryshime në sanksionet, por asgjë nuk ndodh.”
Eksperti është i bindur se ai i cili siguron sistemin transportues ai krijon rregullat dhe kushtet në rrugë dhe duhet të ndërmarrë hapa në se ato nuk respektohen. “Tani për rregullat përgjigjen 11 institucione! Ne nuk besojmë se shoferi i droguar, i cili e vrau gazetarin Cvetkov do të dënohet”.
Rreth aksidentit u arrestuan 4 veta – shoferi 22 vjeçar i xhipit, nëna e tij – shefe e një nga firmat më të mëdha të prodhimit të verërave dhe të alkoolit në vend, biri i një deputeti dhe mikja e shoferit – dy të fundit ishin në xhip. Incidenti shtron shumë pyetje: shoferi ishte i droguar, mikja e shoferit dhe biri i deputetit ikën nga vendi i plasjes së xhipeve, megjithëqë pas kësaj dëshmuan. Ky incident edhe një herë vjen të sugjerojë se në shoqërinë bullgare ka papërgjegjësi dhe ndjenje të paprekshmërisë nga ligji.
Kemi një shkelje sistematike të rregullave të trafikut dhe të ligjit në vend, komentoi për Radion Kombëtare Bullgare Diana Rusinova nga Qendra Evropiane e Politikave të Transportit. “Në shoqëri ka problem, sepse nuk është hera e parë kur lejojmë një shofer i tillë të ngas makinën dhe të vrasë ndonjërin. Dhe rastet bëhen gjithnjë e më shumë dhe për shumicën prej tyre edhe nuk dëgjojmë.” Sipas saj ligji duhet të parashikon masa më të rrepta ndëshkuese dhe të punohet për parandalimin e krimeve të këtij lloji.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..